Sinoziti, mjalti ilaçi më i mirë

0
336

                                                                                                            images (1)

Mjalti nuk është vetëm i shijshëm, por edhe kurativ. Një lugë mjaltë mbron grykën dhe qetëson hidhërimin gjatë stinës së ftohtë. Sipas një studimi të zhvilluar në Kanada nga Universiteti i Otavës, kjo substancë ndihmon edhe ata që vuajnë nga sinoziti, një inflamacion që shkaktohet nga disa baktere, kërpudha, alergji apo infeksione virale.

Kërkuesit investiguan aktivitetin e mjaltit tek bakteret që janë shkaktaret kryesore të shumë infeksioneve, përfshirë këtu edhe sinozitin. Këto baktere shkaktojnë edhe uljen e efektit të antibiotikëve dhe në pjesën më të madhe edhe të medikamenteve më të njohura për simptomat e sinozitit.

Në fakt, studiuesit kanë zbuluar se jo të gjithë, por vetëm disa lloje mjalti përmbajnë ato elemente antibakteriale për të shëruar sinozitin. Para pak kohësh, edhe një kërkim i Universitetit të Pizës konfirmoi se mjalti është shumë efikas për të luftuar infeksionet, duke vepruar si një antibiotik i vërtetë. Sipas këtij studimi, ngrënia e mjaltit është e nevojshme për të luftuar dhembjen e fytit dhe infeksionet në gojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here