I sigurohet një shtëpi në Xhenet ai që bën këto 3 vepra

0
554

Ebu Umameh përcjell se Profeti – sal lall llahu alejhi ue sel lem – ka thënë: “Unë i siguroj një shtëpi në vendin më të ulët në Xhennet (ose në skaj të Xhennetit) atij që e lë debatin qoftë edhe nëse ka të drejtë. Dhe një shtëpi në mes të Xhennetit atij që e lë gënjeshtrën qoftë edhe duke bërë shaka. Dhe një shtëpi në vendin më të lartë në Xhennet atij që e përsos moralin e tij”
“Es sahihah” (273)

Këtu është për qëllim debati me të cilin synohet ngritja e vetes dhe ulja e tjetrit dhe thyerja e zemrës së tij. (Tuhfetul ahuedhi)
Prandaj njeriu duhet t’i lerë lë debatet e kota dhe që s’kanë dobi, që nuk synon me to refuzimin e të kotës dhe ngritjen e së vërtetës, apo paralajmërimin nga e keqja. Duhet të thotë gjithmonë të vërtetën dhe kështu do të përsoset morali i tij, dhe do të meritojë vendin më të lartë në Xhennet.

Kështu ky hadith tregon për:
1. Rëndësinë e qëllimit të mirë.
2. Të ruajtjes nga vetëpëlqimi dhe mendjemadhësia.
3. Të ruajtjes së gjuhës nga gënjeshtra qoftë edhe nëse me anë të saj dëshiron t’i bëjë njerëzit për të qeshur, dhe
4. Për vlerën e madhe të moralit të lartë.

Emin Bilali