Largoni erën e keqe të gojës me këtë pije

0
527

Krahas larjes së rregullt të dhëmbëve, pastrimi i gojës po ashtu ka rëndësi për mbajtjen e higjienës së përgjithshme të gojës. Edhe pse në treg ka preparate të ndryshme për shpëlarjen e gojës, përbërësit e tyre agresivë duhet t’i evitojmë, gjë që mund ta bëjmë duke përgatitur vetë një preparat natyror dhe efikas, i cili largon erën e keqe të gojës.

Gjethet e gjelbra të majdanozit kanë një aromë të fortë dhe të freskët, kurse ngjyra e tyre e gjelbër është luftëtari më i mirë natyror kundër erës së keqe nga goja, meqë ka veti antibakteriale.

Përbërësit:

– gjysmë grushti majdanoz të freskët

– ½ litra ujë

Përgatitja:

Qitni në një tenxhere gjysmë litri ujë dhe më pas shtojeni majdanozin e grirë. Lëreni që të zihet rreth 5 minuta. Pas kësaj, pijen duhet ta kulloni, ta lini të ftohet dhe ta konsumoni pas çdo shujte.