DISA LUTJE TE PEJGAMBEREVE

0
247

1 – Nese deshiron qe Allahu t’a largon nga ti ndonje te keqe,atehere lutu me lutjen Ejubit alejhi selam:

” Dhe (kujtoje) Ejubin kur iu lut Zotit të vete: “Mua, më ka goditur mjerimi, e Ti je më i mëshirshmi prje mëshiruesve! E, iu pergjigjëm Ne atij dhe ia larguam mjerimin që kishte ai, dhe ia dhamë atij familjen e tij, dhe krahas tyre – edhe aq (ia dyfishuam familjen) nga mëshira Jonë, që kjo të jetë këshillë për ata që Na adhurojnë.” El Enbija, 83- 84.

2 – Nese deshiron te largohen brengat dhe merzite, atehere lutu me lutjen e Junusit alejhi selam:

” Dhe, (kujtoje) Dhen-Nunin (Junusin) kur iku i zemëruar (nga populli i vet), e mendoi se Ne nuk do ta dënojmë, andaj thërriti nga errësira: “S’ka zot tjetër përveç Teje! Ti je i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar (ndaj vetes)! Na iu pergjigjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja. Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët.” El Enbija, 87-88.

3 – Nese deshiron qe te keni pasardhes te devotshem,atehere lutu me lutjen e Zekerijes alejhi selam:

” Dhe, (kujtoje) Zekerijjan, kur iu lut Zotit të vet: “O Zoti im, mos më le vetëm (pa fëmijë – djalë), e Ti je trashëgimtari më i mirë.E, Ne, iu gjegjëm atij, dhe ia dhuruam atij Jahjan, dhe Na, ia bëmë gruan e tij të aftë (për lindje). Me të vërtetë, ata (pejgamberët) nxitonin në vepra të mira dhe Na u luteshin, duke shpresuar (mëshirën Tonë), dhe duke druajtur (nga dënimi Ynë), dhe ishin të përulur ndaj Nesh.” El Enbija, 89-90.

4- Nese deshiron qe te jesh me fjale te mira dhe te dashura te Allahu,atehere benu thirres ne rruge te Allahut:

” E, kush flet më bukur se ai që thërret te Perëndia, bënë vepra të mira dhe thotë: “Unë, me të vërtetë, jam musliman!” Fussilet, 33.

Allahu na befte prej atyre qe therrasin ne rruge te Zotit tyre dhe keshtu e arrijne kenaqesine e Zotit.Allahu qofte i kenaqur me ne dhe me gjithe vellezerit dhe motrat tona muslimane!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here