Home Zgjodhëm për ju. A është më mirë ta fikim bojlerin apo ta mbajmë vazhdimisht të...

A është më mirë ta fikim bojlerin apo ta mbajmë vazhdimisht të ndezur? Si kursehet energjia elektrike – do të befasoheni me përgjigjen

Kemi dëgjuar miliona herë që më mirë është të jetë i ndezur bojleri vazhdimisht sesa ta fikni, sepse kështu, gjoja, kursehet energjia elektrike. Ja cila është e vërteta.

Dilema e përhershme e çdo familjeje është – a ta fikin apo ta lënë vazhdimisht bojlerin të ndezur, në mënyrë që të shpenzojnë më pak rrymë.

Edhe pse te shumica mbizotëron dilema që a është më mirë ta lëmë bojlerin të punojë, sepse me rastin e çdo ndezjeje shpenzon më shumë energji elektrike për ngrohje të sërishme, përgjigjja është plotësisht e kundërt.

Dinamika e shpenzimit varet se a e fikni apo vazhdimisht e lini të ndezur, transmeton Telegrafi.

– Varësisht nga ajo se për çka shpenzoni ujin e ngrohtë dhe sa shpesh, rekomandohet që megjithatë bojleri të fiket kur rryma është e shtrenjtë.

Për shembull, një familje katëranëtarëshe më mirë është që bojlerin ta ndezë natën kur rryma është më e lirë dhe ta fikë në mëngjes kur rryma është më e shtrenjtë, dhe që në mbrëmje ta ringrohë.

– Në banesat në të cilat jeton një anëtar, rekomandohet të përdorë përparësitë e rrymës së lirë, sepse ajo akoma është disa herë më e lirë, vetëm se ai me siguri nuk duhet që ta ringrohë.

Është bindje e gabueshme që bojleri vazhdimisht të jetë i ndezur, sepse termorregullatori e ndez dhe e fik sipas temperaturës së paracaktuar dhe që atëherë gjoja shpenzon më pak energji elektrike.

Veç kësaj, bojleri i ndezur vazhdimisht edhe ditën edhe natën, krijon rrezik potencial nëse ndonjë apo të gjitha elementet e sigurisë së bojlerit prishen.

Previous articleSkënderbeu nuk ishte rrëmbyer, ai me dëshirë kishte shkuar në Perandorinë Osmane
Next articleAdem Ramadani sjell ilahin më të re, iu këndon shehidave të luftës së Kosovës