Si veprohet nëse miza bie në ushqim

0
521

Si veprohet nëse miza bie në ushqim

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse miza bie në pijen (apo ushqimin) e ndonjërit nga ju, le ta fundosë atë e pastaj ta largojë. Ngase në njërin krah të saj gjendet sëmundja dhe në krahun tjetër shërimi (ilaçi).” Hadithin e transmeton Buhariu (3142), Ebu Daudi (3844) dhe Ibën Maxhe (3505)

Ebu Daudi shton: “Ngase ajo (miza) bie me krahun në të cilën gjendet sëmundja.”

Cfarë përfitohet nga hadithi:

-Lejimi i vrasjes së mizës si masë mbrojtëse ndaj dëmit të saj.

-Miza është e pastërt dhe nuk ndotet (bëhet e papastërt) gjëja në të cilën ajo bie.

-Ligjshmëria e zhytjes së saj në enë kur ajo bie, e pastaj largimin e saj. Ngase ajo bie me krahun e saj të majtë, ndërsa shërimi (ilaçi) gjendet në krahun e djathtë të saj.

-Ndalimi i ngrënies së mizës.

-Uji i pakët nuk ndotet nëse në të bien insekte të cilat nuk kanë gjak të rrjedhshëm. Si p.sh. bleta, grenza dhe merimanga. Duke i bërë analogji këtyre me mizën.

“Tuhfetul-Kiram Sherh Bulug el-Meram”

Përktheu: Unejs Sheme