“Ky është Ebu Derda-ja. Ai kishte një deve të quajtur Demun. Ebu Derda-ja nuk e ngarkonte atë më shumë se ç’mund të mbartte. Dhe kur dikush ia kërkonte atë për ndonjë nevojë Ebu Derda-ja i thoshte: ‘Ngarkoje kaq dhe aq, sepse ajo nuk mban dot më shumë se aq.’ Shikoni se si i druhet Allahut tek deveja e tij.
Kur Ebu Derda-së i erdhi vdekja, e vështroi devenë e tij dhe i tha: “O Demun, mos më qorto nesër përpara Zotit tim! O Demun mos ji kundërshtari im nesër përpara Zotit tim! Sepse unë nuk të ngarkova kurrë më shumë se çmund të mbartje.”
Shiko këta që garojnë pas karrigeve të pushtetit, ndërsa Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – i thotë atij: “O Ebu Dherr, ti je i dobët dhe kjo punë është amanet (do të merresh në llogari për të) dhe ajo, Ditën e Kijametit, është turp dhe pishmanllëk. O Ebu Dherr, unë dua për ty atë që dua edhe për veten time. Mos u bëj udhëheqës as i dy vetëve, dhe mos merr në ngarkim pasurinë e jetimit”
Ebu Derda-ja i kërkon ndjesë devesë së tij, nga frika se mos ka gabuar ndonjëherë dhe e ka ngarkuar më shumë seç duhet. “O Demun, mos u bëj hasmi im nesër përpara Zotit tim”! Sikur i kërkonte hallallin në çastet kur po i jepte lamtumirën dynjasë. “Sepse unë uallahi nuk të kam ngarkuar veçse aq sa mund të mbaje”!
Shejkh Ebu Islam Salih Taha, khatibi i shejkh Albanit. Allahu e shëroftë dhe e shpërbleftë me Firdeusin e lartë.