SI TUA MËSOJMË KUR’ANIN FËMIJËVE?

0
222

Kur’ani i shenjtë vjen me një status të lartësuar në jetën e çdo muslimani. Siç ishte zbuluar nga i Dërguari ynë më i dashur, Profeti Muhamed (sal Allahu alehi we selem). Dhe përfshin mësime të pafundme të fesë Islame. Për shkak të pozicionit të tij të rëndësishëm në Islam, personi që e kujton atë gjithashtu ka një status të lartë mes pasuesve të Profetit Muhammed (sal Allahu alejhi we selem).

Në vazhdim do të ju japim disa këshilla se si duhet t’i mësoni fëmijët e juaj për Kur’anin famlartë.

1.Duhet ta edukoni fëmijën e juaj duke e edukuar veten me lexim të Kur’anit. Sepse fëmija rritet duke ju parë juve teksa e lexoni fjalën e Allahut.

2.Asnjë ditë nuk guxon të kaloj e fëmija juaj të mos e ketë mësuar së paku një ajet.

3.Jepini detyrë vetes që në fund të çdo dite ta kontrolloni fëmijën tuaj se çfarë raporti ka me Kur’anin.

4.Bëjeni të dashur mësimin e Kur’anit për fëmijën tuaj duke i blerë dhurata sa her që ai arrin ta mësojë ndonjë ajet nga Kur’ani

Mos harroni!
Profeti Muhammed (sal Alahu alejhi we selem) tha: “Më të mirët prej jush janë ata që e mësojnë Kur’anin dhe ua mësojnë të tjerëve.” Transmeton Buhariu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here