Është i padiskutueshëm fakti që pa antibiotikë lufta kundër shumë sëmundjeve është mision i pamundur. Por në vitet e fundit, gjithnjë e më shumë jemi të njohur me faktin që antibiotikët në disa raste mund edhe të bëjnë dëm, prandaj gjithnjë e më shpesh flitet për efektet çudibërëse të bimëve shëruese që kanë karakteristikat e antibiotikëve natyrorë. Shumica
e tyre përmbajnë substanca që veprojnë në mënyrë bakteriocidale (shkatërrojnë mikrobet) dhe bakteriostatike (ndalin rritjen dhe zhvillimin e mikrobeve dhe forcojnë imunitetin).
Hudhra është antibiotiku më i fuqishëm dhe më i njohur ndërsa “e pasojnë” trumza, purqarku, limoni, kaça dhe echinacea, të cilat përpos baktereve shkatërrojnë edhe viruset.
Me faktin që disa nga antibiotikët natyrorë janë të harruar pak, ju përkujtojmë edhe disa bimë që janë luftëtare efikase kundër mikroorganizmave të dëmshëm.
Sherbela (Salvia officinalis)
Deri në zbulimin e antibiotikëve sintetik, sherbela ishte antibiotiku më i fuqishëm natyror. Për efektet shëruese të sherbelës është ditur që në kohët e antike, ndërsa në mesjetë është besuar që mund të zgjasë jetën. Prandaj nuk çudit ajo që është thëne për të: “Nëse ju vdekja kërcënon, sherbela nga kopsht ju shpëton”. Kjo bimë përmban vajra eterike, tanin, materie të ithët, rrush, kalcium dhe vitaminë A. Është antiseptik i fuqishëm, parandalon shumimin e baktereve, kërpudhave dhe viruseve dhe vepron kundër inflamacioneve./mjeksiaislame