Si të veproj me burrin tim?

0
232

Pyetje:
Si të veprojë që bashkëshorti im ta lë pijen dhe të më dojë mua sepse ka
nisur të më lerë anash? A duhet të veprojë diçka apo duhet të pres ndihmë
prej Allahut të Madhërishëm që Ai të mirret me të? A duhet të rregullohem
që t’i hyj në qejf atij apo çka të bëj?

Përgjigje:
Natyrisht se gjërat që i keni përmendur në pyetjen tuaj kanë ndikim
permanent në mbajtjen e bashkëshortit më afër vetes, pasi ia zhdukni
nevojën që ai të kërkojë prehje te tjetërkush. Por sa i përket pijes
alkoolike, ju duhet t’ia sqaroni bashkëshortit tuaj se është e ndaluar
dhe se dënimi për konsumuesin e saj është i dhembshëm, përveç
pasojave që mund t’i ketë edhe në këtë botë. Keni obligim, motër
e nderuar, që burrin tuaj sikurse edhe veten tuaj ta thërrisni
vazhdimisht në përfilljen dhe respektimin e urdhrave të Allahut.
Vallahi, nuk ka dobi asnjëherë në atë që Allahu e ka ndaluar,
sikundër që e gjithë e mira është në atë që Allahu e ka urdhëruar.
Siç e keni vërejtur edhe ju, alkooli prish edhe lidhjet familjare
dhe shumëçka në jetën e njeriut. Sqarojani burrit tuaj dëmet
e alkoolit, ofroni literaturë për të lexuar, gjeni ndonjë kasetë apo
CD me ligjëratë fetare që mund të jetë stimuluese për ta braktisur
këtë ves të keq e kështu me radhë.

Krahas gjithë kësaj që u përmend, mos lë anash lutjet tua drejtuar
Allahut që ta udhëzojë bashkëshortin tuaj në rrugën e drejtë dhe
ta bëjë t’i bindet Allahut me përkushtim!
Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here