SI TË PENDOHËM PËR HAKUN NDAJ TJERVE DHE ATA QË I KAM PËRGOJUAR?

0
938

Pyetje: Nëse gjynahu i bërë hyn në hakun e njeriut, atëherë si duhet bërë teubeja?

Përgjigjie: Bazë për këtë kemi hadithin e Resulull-llahut: “Kush i ka bërë padrejtësi vëllait të vet në pasuri apo në nder, le t’i kërkojë hallallëk menjëherë dhe para se t’i merret atë ditë kur nuk do të ketë dinar as dirhem. Nëse ka ndonjë vepër të mire, i merret me masën e padrejtësisë së tij, e nëse nuk ka vepra të mira, atëherë i merren të këqijat e vëllait të vet dhe i ngarkohen atij.”

Transmeton Buhariu

I penduari mund të lirohet nga padrejtësitë e veta vetëm përmes kthimit të hakut atij që i takon, ose përmes kërkimit të hallallëkut dhe faljes. Nëse e falin, lirohet, përndryshe duhet t’ua kthejë.

Pyetje: Kam marrë nëpër gojë shumë njerëz, ndërsa disa të tjerë i kam akuzuar me gjëra prej të cilave ata janë të pastër. A është kusht t’i lajmëroj për veprimet e mia dhe t’u kërkoj falje? Nëse nuk kushtëzohet, atëherë si të bëj teube?

Përgjigjie: Kjo pyetje vlerësohet sipas levërdive dhe dëmeve. Nëse kur i lajmëron për përgojimin apo akuzat që ua ka bërë, nuk i hidhërohen dhe nuk u shtohet urrejtja dhe inati, mund të kërkojë falje prej tyre edhe nëse nuk i thekson veprimet e bëra. Shembull, t’i thotë: “Unë kam bërë gabime ndaj teje në të kaluarën ose të kam bërë zullum me disa fjalë. Tash më jam penduar tek Allahu, të lutem më fal.” pa mos i shtjelluar veprimet. Kështu bën të veprohet.

E nëse, kur i lajmëron për përgojimin dhe akuzat që ua ka bërë, hidhërohen dhe u shtohet urrejtja dhe inati (bile në shumicën e rasteve ndodh kështu); ose, nëse i lajmëron me fjalë të shkurtra ata do të kërkojnë sqarime të gjata, që, kur do t’i dëgjojnë, do t’u shtohet edhe më tepër urrejtja, atë-herë më mirë është të mos i lajmërojë, sepse sheriati islam nuk preferon të shtohen dëmet. Kështu që lajmërimi i personit për disa çështje, prej të cilave ka qenë i rehatuar para se t’i dëgjojë dhe të cilat sjellin urrejtje, vjen në kundërshtim me synimet e sheriatit, i cili preferon lidhjen shpir-tërore dhe dashurinë mes besimtarëve. Mund të ndodhë që vetë lajmërimi të jetë shkak për një armiqësi pas së cilës nuk mund të arrihet asnjëherë më deri te qetësimi i shpirtit të atij që është akuzuar apo është marrë nëpër gojë dhe t’i rikthejë marrëdhëniet e mira me akuzuesin. Me këtë rast mjaftojnë disa pika për vlefshmërinë e teubes. Ndër to:

1 – Pendimi dhe kërkimi i faljes nga Allahu, duke e kuj-tuar pasojën e këtij krimi dhe bindjen në ndalimin e tij.

2 – Përgënjeshtrimi i vetvetes kur e dëgjon diken duke e përcjellë përgojimin e tij apo duke e përhapur akuzën (iftiran) e tij dhe ta pastrojë të akuzuarin.

3 – Përmendja për të mirë e atij që ka marrë nëpër gojë në ato vende ku e ka marrë në qafë dhe t’i përhapë të mirat e tij.

4 – Mbrojtja nga ata që e përgojojnë dhe t’i rrijë krah kur dikush dëshiron ta marrë nëpër këmbë.

5 – Bërja dua për të dhe kërkimi i faljes kur është në vetmi.

Vëlla musliman, vëreji dallimet mes hakut në pasuri dhe krimeve fizike. Nga të drejtat materiale kanë dobi ata që u takon: nëse lajmërohen për të dhe u kthehet, ata sigurisht do të gëzohen, prandaj edhe nuk guxon të mbahet fshehtë, përkundër të drejtave morale, prej të cilave nuk shtohet asgjë përveç dëmit dhe urrejtjes.

LIBRI Dëshiroj të pendohem, por …

Muhamed Salih El Munexhid