Si të mbrohemi nga magjia dhe shërohemi ?

0
757

Kjo gjë është e lidhur me praktikum dhe zbatimin e fesë. Profeti (alejhi selam) na ka treguar si të mbrohemi dhe të shërohemi nga magjia.

Në kurimin e magjisë, një pjesë e madhe e saj i dedikohet leximit sistematik të duave, sureve dhe ajeteve të ndryshme të Kuranit.

Trajtimi me anë të Kuranit dhe duave, është baza për shërimin e magjisë. Prej këtyre ne po përmendim leximin e sures Fatiha, ajetin kursj, dy ajetet e fundit të sures Bekare, dy suret e fundit të Kuranit, si dhe ajete të tjera të shkëputura prej Kuranit, sipas llojit të magjisë.

Duam të vëmë në dijeni se kurimin e magjisë me anë të Kuranit nuk mund ta bëj kushdo. Këtë mund ta bëjnë dijetarët, nxënësit e dijes, të cilët kanë njohuri të mjaftueshme për të trajtuar secilën lloj të magjisë, kohëzgjatjen e trajtimit, si dhe elementë të tjerë të nevojshëm të mjekimit ligjor të magjisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here