Si te largosh pikellimet?

0
492

Njeriu pikëllohet për atë që është larguar përgjithmonë dhe nuk mund ta pranojë se ajo gjë ka ndodhur dhe njëkohësisht është përplot brengë dhe frikë para të ardhmes jo të sigurt; prandaj ai nuk mund të jetë tjetër përveçse rob i kohës së kaluar ose i së ardhmes, ai do të duhet të përqendrohet në atë që ta përmirësojë gjendjen momentale, ngaqë kur përqendrohet me zemër në të, atëherë vetja nxit në kryerjen e asaj pune. Kjo gjë i sjell humorin, ia largon brengën dhe pikëllimin, ndërsa Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, duke bërë dua (lutje) dhe duke e mësuar Umetin e tij, e ka nxitur në kërkim të ndihmës nga Allahu, subhanehu ue teala, duke shpresuar që me këtë Allahu t’ia vlerësojë mundin dhe t’ia pranojë lutjen.
Njeriu bën mund që të braktisë atë për të cilën ka lutur Allahun që t’ia largojë. Në duanë e tij është lutja për sukses në qëllimin e tij, andaj lutja është e njëjtë, si vepra, ndërsa mun di i investuar i sjell njeriut dobi fetare dhe dobi të kësaj bote. Ai kërkon nga Allahu ndihmë për atë punë, ngaqë Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ano nga ajo, nga e cila do të kesh dobi dhe kërko ndihmë nga Allahu, e mos u anko dhe nëse të ndodh diçka mos thuaj: “Po të veproja kështu e ashtu do të ishte tnë ndtyshe”, por thuaj: “Allahu ashtu e ka caktuar dhe Ai bën çfarë të dëshirojë”, ngaqë me të vërtetë fjala ‘po të…’ i hap dyert e shejtanit” (Muslimi).