Home Zgjodhëm për ju. Si do te hyjë në Xhenet ai që ka tre vajza?

Si do te hyjë në Xhenet ai që ka tre vajza?

Transmetohet nga Xhabiri, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

” Kush i posedon tre vajza dhe është i butë ndaj tyre, i furnizon ato, i edukon ato dhe i marton ato, do t’i bëhet atij obligim hyrja në Xhenet.
E pyetën njerzit; O i dërguar i Allahut! E nëse i ka dikush vetëm dy vajza?
Pejgamberi alejhi selam, tha: Po, kjo vlen edhe për atë i cili posedon vetëm dy vajza.
Disa njerëz thanë; Sigurisht se po ta pyesnim edhe për atë që posedon vetëm një vajzë, i dërguari i Allahut do të thonte, se kjo gjë vlen edhe për atë i cili posedon edhe vetëm një vajzë.”

Ahmedi më zingjir të mirë të transmetimit
Bezari, Taberani në: mu’xhemul Eusat.
Hakimi thotë se hadithi është sahih.
Albani thotë se hadithi është sahih ligajrihi
MjeksiaIslame

Previous articleA mendoni se gëzoni një mëndje të shëndetshme?
Next articleShfrytëzo pse çështje para se të zëvendësohen me pesë çështje tjera