SI TA SHËROJMË ZEMRËN E SËMUAR?

0
228

Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë:

“Nëse zemra nuk ndien përulje gjatë përmendjes së Allahut apo gjatë namazit, atëherë kjo është shenjë se në të ka sëmundje. Andaj, njeriu duhet ta trajtoj këtë sëmundje duke e shpeshtuar kthimin tek Allahu i Madhërishëm e lutjet drejtuar Atij, të ketë qëllim të vërtetë (pastër) në kërkimin e arritjes tek kënaqësia e Tij, të shpeshtoj thënien eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim, nëse djalli përpiqet të ndërhyj mes tij dhe adhurimi ndaj Zotit.

Nëse njeriu kërkon me ngulm nga Allahu që t’ia zbus zemrën gjatë përmendjes së Tij dhe i lutet Atij me vërtetësi e sinqeritet, Allahu është afër dhe i përgjigjet lutjes së tij, dhe kështu ai e arrin qëllimin që e synon. Prej shkaqeve më të mëdha për qëndrueshmërinë zemrës dhe shpëtimin (pastrimin) e saj është leximi i shpeshtë i Kuranit. Leximi i Kuranit i zbut zemrat dhe ua shton qëndrueshmërinë, aq më tepër kur njeriu e lexon atë me meditim, apo me ndjenjën se është duke i lexuar fjalët e Allahut të Madhërishëm, apo duke qenë i bindur në lajmet e tij, apo e lexon dhe është prej atyre që i zbatojnë urdhrat e tij dhe largohen nga ndalesat e tij. Nëse e lexon në këtë mënyrë, atëherë për të shpresohet që të arrij mirësi të mëdha.”

(Nurun ala Ed-Derb, 192)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here