PËRKUJTIM PËR ÇDO PRIND MUSLIMAN

0
161

Është detyrë e çdo prindi musliman që çdo vepër të fëmijëve ta ndërlidhë me sunetin e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Si p.sh:

– Kur t’ia krehësh flokët fëmijës tënd, tregoji se këtë e bën ngaqë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush ka flok, le t’i nderoj ato.”

-Kur t’i hedhësh parfum, tregoji se ketë bën ngaqë kështu vepronte i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili e donte shumë parfumin.

– Kur fëmija yt shkon në shkollë, përkujtoja fjalën e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Kush merr rrugë për të kërkuar dije, Allahu ia lehtëson rrugën drejt Xhenetit.”

– Kur t’i buzëqeshësh fëmijës tënd, tregoji se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Buzëqeshja në fytyrën e vëllait tënd është lëmoshë.”

– Kur ta lavdërosh fëmijën tënd, tregoji se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Fjala e mirë është lëmoshë.”

– Kur t’i zbrazësh ushqim në pjatën e tij, tregoji se këtë e bëre ngaqë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Zbrazja nga kova jote në kovën e vëllait tënd është lëmoshë.”

– Kur të jesh në ndonjë ndejë dhe aty ka njerëz të moshuar, kërko nga fëmija yt që t’i nderojë ata, ngaqë ne me këtë i bindemi të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili ka thënë: “S’është prej nesh ai i cili nuk e mëshiron të voglin tonë dhe nuk e respekton të moshuarin tonë.”

Kështu pra, çdo vepër të fëmijëve lidheni me sunetin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe me jetën e tij; mësojani atyre hadithet e tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Nëse e bëni këtë, atëherë dijeni se në zemrat e tyre e keni mbjellë dashurinë për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here