SI I KA DASHUR PEJGAMBERI ALEJHI SELAM FËMIJET?

0
256

Mëshira dhe dashuria ndaj fëmijëve

Hadithi i parë
Aishja radijAllahu anha transmeton se erdhëndisa njerëz nga beduinët tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i thanë: “A i puthni ju fëmijët tuaj?” Tha: “Po.” (Ata) Thanë: “Ne, pasha Allahun, nuk i puthim!” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Ç’mund t’ju bëj nëse Allahu e ka shkëputur mëshirën nga zemrat tuaja.[1]”[2]
Autori, Allahu e mëshiroftë,jep hadithin e transmetuar nga Aishja radijAllahu anha, e cila ka thënë: “Erdhën disa njerëz nga beduinët tek i Dërguari al-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i thanë: “A i puthni ju fëmijët tuaj?”I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha po. Siç e dimë, arabët janë të ftohtë dhe të rreptë, sidomos çobanët e deveve,ata kanë ashpërsi dherreptësi saqë edhe zemrat i kanë si gurë, prandaj nga Allahu kërkojmë shëndet!
Ata thanë se nuk i puthnin fëmijët e tyre, prandaj Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem iu përgjigj: “Ç’mund t’ju bëj nëse Allahu e ka shkëputur mëshirën nga zemrat tuaja?” Me këto fjalë donte të thoshte se unë s’mund të bëj asgjë nëse Allahu e ka shkëput rahmetin nga zemrat tuaja.
Ky është argument se puthja e fëmijës është butësi ndaj tij, mirësjelljedhe mëshirë.Ky është argument se Allahu i Lartësuar e ka zbritur mëshirën në zemrat e njerëzve dhe nëse Allahu e zbret mëshirën në zemrën e njeriut, ai i mëshiron të tjerët dhe nëse i mëshiron të tjerët, Allahu e mëshiron atë, siç thotë hadithi i dytë i Aishes radijallahu anha, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:“Kush nuk i mëshiron njerëzit, Allahu nuk e mëshiron atë.”
Kush nuk i mëshiron njerëzit, nuk e mëshiron Allahu i Lartësuar. Me njerëzit është fjala për njerëzit që e meritojnë të mëshirohen, siç janë muslimanët, dhimijët(jomuslimanët që jetojnë në tokat islame) apo të ngjashëm me ta, ndërsa jobesimtarët që na luftojnë nuk mëshirohen, por luftohen sepse Allahu ka thënë se nga atributet e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe shokëve të tij është se “janë të ashpër ndaj jobesimtarëve dhe të mëshirshëm mes tyre”.El-Fet’h: 29.Allahu i thotë Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:“O i Dërguar! Lufto kundër mohuesve dhe hipokritëve dhe bëhu i ashpër ndaj tyre! Strehimi i tyre është xhehennemi; sa vendbanim i shëmtuar.”Et Tevbe: 73.
Allahu i Lartësuar e ka përmendur këtë ajet në dy sure në Kur’anin Fisnik, në suren Et-Tevbe dhe Et-Tahrim dhe ka thënë: “Sa herë që të shkelin në ndonjë vend ku do t’i zemërojnë mohuesit apo t’i gjejë gjë nga ana e armikut, atyre do t’iu shkruhet si vepër e mirë.”Et-Tevbe: 120.
Edhe mëshira e kafshëve është prej shenjave të mëshirës së Allahut të Lartësuar ndaj njeriutsepse nëse zemra e njeriut është e butë dhe mëshiron çdo gjë që ka shpirt, Allahu e mëshiron atë. I është thënë:”Oi Dërguar i Allahut, a ka për ne në përkujdesjen ndaj kafshëve shpërblim?” Tha:”Po, në çdo gjallesë (qëka mëlçi) ka shpërblim.”[3]
Hadithi i dytë
Transmetohet nga Ebu Hurejra se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka puthur Hasenin, të birin e Aliut, Allahu qoftë i kënaqur me ta, kurse pranë tij ishte el-Akre’ ibën Habisi, i cili tha: “Unë kam dhjetë fëmijë dhe asnjërin prej tyre ende nuk e kam puthur.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e shikoi dhe tha: “Kush nuk mëshiron, nuk mëshirohet ndaj tij (prej Allahut).”[4]
Shpjegimi
Pranë Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ndodhej Akre’ ibn Habisi, prej parisë së Beni Temimit. Zakonisht njerëzit që jetojnë në bjeshkëjanë të ngurtë. Kur e ka puthur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem Hasenin, Akre’ ka folur e ka thënë: “Vërtet unë kam dhjetë fëmijë dhe nuk e kam puthur asnjërin prej tyre.”Na ruajttë Allahu nga zemra e ngurtë, nuk i ka puthur edhe pse kanë qenë të vegjël!E ka shikuar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i ka thënë “Kush nuk mëshiron, nuk mëshirohet ndaj tij (prej Allahut)”, që do të thotë sekush nuk i mëshiron robërit e Allahut, nuk e mëshiron as Allahu atë. Nga kjo kuptojmë se kush i mëshiron robërit e Allahut, Allahu e mëshiron atë dhe kjo është kështu siç ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:“Të mëshirshmit i mëshiron i Mëshirshmi.”[5]
Ky është argument që njeriu duhet të jetë i mëshirshëm në sjelljet e tij ndaj fëmijëve dhe të ngjashëm me ta dhe duhet t’i puthë fëmijët e tij, fëmijët e vajzave të tij dhe të djemve të tij duke i mëshiruar dhe duke pasuar Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Sot ka disa njerëz që janë të ftohtë dhe të ashpër ndaj fëmijëve, nuk e lejojnë fëmijën që të qëndrojë me ta dhe madje fëmija ka frikë të kërkojë nga ai diçka, por kjo është e kundërta e Sunnetit dhe e kundërta e mëshirës.
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ishte duke falur njërin prej namazeve të ditës, drekën apo ikindinë, kur i erdhi vajza e vajzës së tij, Umame, dhe Pejgamberisal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka mbajtur atë duke u falur; kur është ngritur e ka mbajtur në krahë dhe kur ka rënë në sexhde e ka lëshuar.[6]
Ku është ky moral në krahasim me moralin tonë? Sot, nëse e gjen njeriu fëmijën e tij në xhami, e nxjerr prej aty e lëre më që ta mbajë gjatë namazit.
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem një ditë prej ditësh po falej dhe teksa po bënte sexhde, shkuan Haseni dhe Husejni e i hipën mbi shpinë. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e zgjati sexhden dhe pasi dha selam tha: “Nipat e mi hipën mbi mua dhe unë e urreva të çohem derisa ata të ngopeshin(tëmbaronin së luajturi)[1].”
[1]Transmeton Nesaiu (1141) dhe Ahmedi në Musned (3/494)
Një ditë tjetër, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ishte duke folur në minber, kur erdhën Haseni dhe Husejni, të cilët kishin veshur rroba, xhelabije të reja. Zbriti Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i mbajti ata në krahët e tij dhe tha: “Të vërtetën ka thënë Allahu: “Vërtet pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë fitne”. I shikova këta dy fëmijë që erdhën dhe nuk munda të duroja.” Kuptimi është se nuk gjeti rehati përderisa zbriti dhe i takoi ata.
Në këta shembuj kemi argument se njeriu duhet të jetë i mëshirshëm ndaj të vegjëlve, të jetë i butë me ta sepse kjo është shkak që ta mëshirojë Allahu i Lartësuar. E lusim Allahun që të na përfshijë ne dhe ju me rahmetin, butësinë dhe bamirësinë e Tij!

Marrë nga libri “Sherh Rijadu Salihin”,Muhamed Ibën Salih el Uthejmin
Përshtati: Eshrefedin ISMAJLI
Viti / Kosovë
Revista “Dëlirje dhe edukim” nr30
[1] Transmeton Buhariu (5998), Muslimi (2317).
[2] Mutefekun alejhi
[3]Transmeton Buhariu (2363), Muslimi (2244).
[4]Transmeton Buhariu (5997), Muslimi (2318).
[5]Transmeton Ebu Davudi (4941), Tirmidhiu (1924).
[6]Transmeton Buhariu (516), Muslimi (543).
[7]Transmeton Nesaiu (1141) dhe Ahmedi në Musned (3/494)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here