SI E GJYKON FEJA ISLAME HOMOSEKSUALIZMIN

0
255

Falënderimi i takon Allahut, i Cili ka përcaktuar për njerëzit në tokë ligjin më të dobishëm dhe të vetmin që e përmirëson dhe shpëton shoqërinë nga çdo rrezik. Është e kuptueshme të jetë kështu, ngase Ai ka krijuar njerëzit dhe çdo gjë tjetër, prandaj njeh nevojat e tyre dhe gjërat prej të cilave ata duhet të largohen.
Fatkeqësisht, shumica e njerëzve as nuk lodhen të mendojnë rreth këtij realiteti. Nëse do të mendonin rreth ligjeve që ka përcaktuar Allahu për njerëzit në tokë, do t’i kishin kuptuar shumë lehtë urtësitë e Allahut në këto ligje dhe do t’i kishin zbatuar pa asnjë pengesë, madje me vullnet dhe dëshirë të madhe.
Si pasojë e mosleximit dhe mosmeditimit për ligjet e Allahut nga njëra anë dhe rendjes pas shëmbëlltyrës së vendeve kinse të modernizuara dhe të civilizuara, nga ana tjetër, muslimanët shqiptarë aprovojnë ligje që janë në kundërshtim të plotë me ligjin e Allahut, madje mburren me këtë vepër.
Njëra nga gjërat e çuditshme që po tentohet me çdo kusht të bëhet si diçka normale në Kosovë është ligji për lejimin e martesës së gjinisë së njëjtë, një ligj i cili aprovohet nga muslimanët edhe pse është në kundërshtim të plotë me fenë e tyre.
Para se të filloj ta trajtoj çështjen në aspektin islam, desha të theksoj një gjë me rëndësi, për mendimin tim. Kush e lexon këtë hyrje do të mendojë se ne jemi kundër përparimit dhe zhvillimit. Kjo nuk është e vërtetë, ngase Islami, i cili është ligj nga Allahu, urdhëron për përparim dhe zhvillim, mirëpo ajo për të cilën po flas ka të bëjë me një vepër e cila të ndal nga zhvillimi e përparimi dhe të afron me degjenerimin dhe zhdukjen, prandaj nuk duhen ngatërruar e përzier gjërat, pasi dallimi mes tyre është aq i madh sa largësia e lindjes me perëndimin.
Për të kuptuar më mirë se çfarë sjell homoseksualizmi, në vijim do të përmendim argumente nga historia e hershme, efektet negative që ka kjo vepër për fenë e vepruesit dhe shoqërinë, dëshmi bashkëkohore nga mjekët specialistë për rrezikun e kësaj vepre për shëndetin, për ta mbyllur në fund me ligjin që ka përcaktuar Islami për homoseksualët.
Zanafilla e kësaj vepre të shëmtuar
Allahu i Lartësuar tregon në shumë vende në Kur’an për këtë mizori të vepruar nga një gjeneratë e hershme e njerëzimit. Allahu tregon që këtë vepër të shëmtuar për herë të parë në historinë e njerëzimit e kanë vepruar populli i Pejgamberi të Allahut, Lutit alejhi selam. Allahu thotë: “Kujtoni fjalët e Lutit, i cili i tha popullit të vet: “Përse bëni paturpësi të tilla që askush nuk i ka bërë në botë? Ju u qaseni meshkujve me epsh – në vend të femrave. Me të vërtetë, ju jeni popull që e teproni me të këqija!” (El A’raf: 80-81).
Luti alejhis selam e këshilloi popullin e tij që të largohet nga kjo vepër e ndyrë, të cilën nuk e kishte vepruar askush para tyre, por ata vazhduan me kryeneçësinë e tyre duke u fundosur edhe më shumë në mëkate dhe duke i thënë Lutit alejhis selam ashtu siç e përshkruan Allahu në Kur’an: “Përgjigjja e popullit të tij ishte: “Dëbojini ata nga vendbanimi juaj! Ata janë njerëz që duan të mbahen të dëlirë.” (El Araf: 83).
Pasi e kërcënuan Lutin alejhis selam se do ta largonin nga vend i tij nëse mundohej t’i ndalonte nga kjo vepër e fëlliqur, Allahu i Lartësuar dërgoi dy engjëj në formën e njerëzve për ta parë gjendjen e këtij populli nga afër. Por populli i tij deshi të bënte imoralitet edhe me këta dy engjëj, të cilët ishin musafirë të Lutit alejhi selam, por njëkohësisht edhe paralajmërues për dënimin që do të kaplonte popullin e tij. Allahu i Lartësuar këtë gjendje e përshkruan në Kur’anin e Shenjtë shumë bukur kur thotë: ”Kur i erdhën të dërguarit Tanë Lutit, ai u hidhërua, ndjeu një shtrëngim në shpirtin e tij dhe tha: “Kjo është ditë e rëndë!” Populli i tij, që më parë pat punuar vepra të këqija, u vërsul drejt atij. (Luti) tha: “O populli im, këto janë bijat e mia. Ato për ju janë më të pastra, e frikësojuni Allahut dhe mos më turpëroni para musafirëve të mi. A nuk ka midis jush një njeri me mend?” Ata thanë: “Ti e di se ne nuk kemi të drejtë për bijat e tua. Në të vërtetë, ti e di se ç’duam ne.” Ai tha: “Sikur unë të kisha fuqi (që t’ju dëboja) ose të mbështetesha në ndonjë krah të fuqishëm!” Thanë (musafirët): “O Lut! Ne jemi të dërguarit e Zotit tënd. Ata nuk mund të të bëjnë ty asgjë e pra nisu ti me familjen tënde në orët e vona të natës dhe askush prej jush të mos këqyrë prapa, përveç gruas sate. Atë do ta godasë ajo që do t’i gjejë edhe ata. Afati i tyre është agimi i ditës. Vallë, a nuk është afër agimi i ditës?!” (Hud: 77-81).
Pas kësaj ngjarjeje pason dënimi i dhembshëm për këtë popull mizor, një dënim që nuk ka kapluar asnjë popull para dhe pas tyre. Allahu i Madhërishëm i përshkruan llojet e këtij dënimi në librin e Tij të shenjtë ku thotë: ”Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e përmbysëm çdo gjë – ato që ishin lart i kthyem poshtë dhe mbi ata lëshuam gurë nga balta e pjekur, duke rënë vazhdimisht, si shiu. (Ata ishin gurë) Të shënuar (për dënim) te Zoti yt. Dënimi nuk është larg nga keqbërësit.” (Hud: 82-83).
Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: ”…Allahu e ka dënuar popullin e Lutit alejhi selam me një dënim që nuk ia ka dhënë asnjë populli dhe ka bashkuar kundër tyre lloje të shumta dënimi, si: shkatërrimi, rrotullimi i vendbanimit të tyre mbi ta, fundosja në tokë, gjuajtja me gurë nga qielli dhe verbimi i syve, madje ndëshkimi i tyre ka qenë i vazhdueshëm.” (Shiko librin “Ed-dau ved-deva” 240-243).
Nëse mediton për këto dënime të mëdha, e kupton lehtë se sa e fëlliqur dhe rrezikshme është kjo vepër, saqë disa dijetarë kanë thënë: “Nuk ka mëkat më të madh pas shirkut sesa homoseksualizmi.” Allahu na ruajttë!
Efektet negative të homoseksualizmit në fe dhe shoqëri
1. Paralajmërimi i Allahut për vepruesit e kësaj vepre se do t’i godasë ndonjë dënim si popullin e Lutit alejhi selam.
2. Përhapja e sëmundjeve shkatërruese në shoqëri.
3. Largimi i turpit nga dhe i kulturës njerëzore nga personat që e bëjnë këtë vepër.
4. Shumimi i femrave të pamartuara në shoqëri.
5. Nënçmimi që i godet këta persona nga populli për shkak kësaj vepre të fëlliqur.
6. Përhapja e kësaj dukurie negative edhe tek anëtarët e familjes së ngushtë, vëllezërit apo të afërmit e tjerë
7. Hidhërimi i Allahut ndaj vepruesit të kësaj vepre.
8. Ngjitja e turpit dhe nënçmimit gjithë familjes së tij.
9. Mospranimi i njerëzve që ta martojnë vajzën e tyre me një homoseksual nëse ai pendohet dhe dëshiron të martohet me gjininë e kundërt. Dhe shumë e shumë dëme të tjera, të cilat kaplojnë vepruesin e kësaj vepre, familjen e tij dhe popullin në përgjithësi. (http://www.saaid.net/Doat/yahia/61.htm).
Efektet negative të homoseksualizmit për shëndetin e njeriut
Kjo vepër e fëlliqur shkakton shumë sëmundje, ndër të cilat dallohen:
1. Sëmundja e AIDS, e cila të çon në vdekje në shumicën e rasteve;
2. Infeksioni bakterial i anusit;
3. Dalja e krimbave në zorrë;
4. Dalja e lythave në anus;
5. Ngjitja e sëmundjes së zgjebes;
6. Lidhja e fortë mes homoseksualizmit dhe sëmundjes së hepatit C virusal, siç ka vërtetuar shkenca moderne;
7. Çekuilibri në bilancin e mendjes dhe konfuzioni në të menduarit;
8. Dobësimi i fuqisë psikike dhe nervore;
9. Transferimi i këtyre sëmundjeve te tjetri.
Ligji islam për homoseksualët
Në fund të kësaj teme, ia vlen të përmendim çfarë gjykimi kanë këta persona në ligjin islam.
Muhamedi alejhi selam thotë: ”Kë ta gjeni duke bërë veprën e popullit të Lutit (homoseksualizmin), vriteni vepruesin dhe atij që i veprohet.” (Sahihul Xhami’ 11535).
Po ashtu, Muhamedi alejhi selam thotë në një hadith tjetër: “Allahu e mallkoftë atë që vepron veprën e popullit të Lutit! Allahu e mallkoftë atë që vepron veprën e popullit të Lutit! Allahu e mallkoftë atë që vepron veprën e popullit të Lutit!” (Transmeton Imam Ahmedi në “Musned” (2915). Hadithin e ka konsideruar të mirë dijetari shqiptar Shuajb Arnauti).
Siç shihet, gjykimi i islamit për këta persona është që të vriten, por shokët e Muhamedit alejhi selam kanë mendime të ndryshme për metodën e vrasjes. Disa mendojnë që këta duhet të hidhen nga një lartësi e madhe dhe nëse nuk vdesin në vend, atëherë gurëzohen deri në vdekje, ashtu siç thotë Ibën Abbasi radijallahu anhu. Disa sahabë si Ebu Bekri dhe Aliu radijallahu anhuma thanë se homoseksualët duhet të digjen me zjarr, ndërsa në një transmetim tjetër nga Aliu dhe Ibën Abbasi radijallahu anhuma thuhet se duhet të vriten me gurëzim. Pavarësisht prej mendimeve të ndryshme rreth mënyrës së vrasjes së tyre, të gjithë sahabët kanë qenë të një mendimi se homoseksuali duhet të vritet.” (Ed-dau ved-deva 240-241).
I nderuar musliman!
Ky është ligji i Allahut për këtë vepër të fëlliqur. Ja, ky është ndëshkimi i madh i Allahut të Lartësuar mbi atë popull që ka bërë këtë vepër të ndyrë, prandaj nuk të mjafton vetëm të jesh i pastër nga kjo vepër, por në çdo rast dhe në çdo moment duhet t’i këshillosh ata që janë sprovuar nga këto intriga të shejtanit. Nëse hesht ndaj së keqes, atëherë kur dënimi i Allahut do të godasë vepruesin e kësaj vepre, edhe ti do të fundosesh bashkë me të sepse heshtja ndaj së keqes është miratim i saj. Allahu na ruajttë nga dënimi i Tij!
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!
Revista Këshilla
Përgatiti: Xheladin Leka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here