SI ËSHTË JETA E NJERIUT NË VARRIN E TIJ?!

0
583

Vuajtjet dhe kënaqësitë në varr

Jemi të obliguar të besojmë edhe në vuajtjet dhe kënaqë-sitë në varr, të cilat do të ndodhin pas marrjes në pyetje, e për të cilat na flet Pejgamberi alejhis-selam. Për këtë temë flasin shumë ajete dhe hadithe. All-llahu xhel-le shanuhu thotë:
“…e ithtarët e faraonit i kaploi dënimi i vrazhdë. Ata ia nënshtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje, e kur të arrijë Ças¬ti (Dita e Kiametit, u thuhet engjëjve): “Shpini ithta¬rët e faraonit në dënimin më të rëndë!” (El-Mu’min: 45-46)
All-llahu xhel-le shanuhu i ka kërcënuar njerëzit e faraonit me dy lloj dënimesh: së pari me fjalët: “Ata ia nën¬shtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje”, e së dyti me fjalët: “e kur të arrijë Çasti (Dita e Kiametit) u thuhet engjëjve: “Shpini ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë!” Pjesës së dytë ia ka shtuar “atf”, që do të thotë se ato dë¬nime nuk janë të llojit të njëjtë. Nëse lloji i dytë i dënimit fillon pas Ditës së Kiametit (siç kuptohet nga aje¬ti), atëherë është e qartë se lloji i parë fillon pas vdekjes së tyre e gjer në ringjallje, që është gjithsesi vuajtje e varrit. All-llahu xhel-le shanuhu tërheq vërejtjen në vuajtjet e varrit edhe me këto fjalë:“… E, sikur t’i shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes, e engjëjt zgjasin duart (për t’ua marrë shpirtin, duke thënë): “Shpëtoni pra vetveten (nëse mundeni)!” “Sot ju do të ndëshkoheni me dënim të turpshëm për shkak të pavërtetave që i keni thënë për All-llahun dhe që jeni krenuar (duke mos besuar) ajetet e Tij.” (El-En’am: 93)
Transmetohet se Ibni Abbasi radijAll-llahu anhu, duke komen-tuar këtë ajet, ka thënë: “Kjo ngjan gjatë vdekjes së tyre, atë-herë ata do të goditen nëpër fytyrat dhe shpinat e tyre.” Ibni Haxheri thotë: “Këtë e vërteton edhe ky ajet: “E, si do të jetë atëherë puna e tyre, kur engjëjt ua marrin shpirtin, duke i rrahur ata nëpër fytyrat dhe shpinat e tyre?” (Muhammed: 27), e pastaj tha: “Edhe pse këtu flitet për vuajtjen para varrimit, kjo megjithatë bën pjesë në vuajtjet që do të ngjajnë deri në Ditën e Gjykimit. Por i veshet varrit, pasi shumica e këtyre vuaj¬tjeve (para Ditës së Gjykimit), do të ndodhin në të.”
Për sa u përket haditheve që flasin për vuajtjet e varrit, ato janë të shumta dhe arrijnë shkallën e tevaturit. Imam Neveviu, në komentin e vet të Sahihut të Muslimit, thotë: “Dije, se pasuesit e drejtimit të Ehli Sunetit dënimin e kaburit e konsiderojnë të vërtetë, sepse për të ekzistojnë shumë argumente nga Kur’ani dhe Suneti. All-llahu xhel-le shanuhu thotë: “Ata i nënshtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje”, ndërsa ekzistojnë shumë hadithe të Pejgam¬berit alejhis-selam që i transmetojnë shumë as’habë nga viset e ndryshme e që flasin në favor të kësaj. Gjithashtu, duke shikuar arsye¬shëm, nuk është e pamundur që All-llahu xhel-le shanuhu t’ia kthejë jetën një pjese të trupit dhe ta ndëshkojë atë. E, nëse kjo nuk bie në kundërshtim me arsyen, e për këtë kemi vërtetim në argu-mentin sheriatik, atëherë kjo duhet të pranohet dhe të besohet.”
Imam Muslimi në Sahihun e vet cek shumë hadithe që vër-tetojnë vuajtjen në kabur dhe thotë se Pejgamberi alejhis-selam i ka dëgjuar ata të cilët vuajnë në kabur, se të vdekurit dë¬gjojnë rropëllimën e këpucëve të atyre që largohen nga varre¬zat, e të ngjashme. Në hadithe përmendet edhe fjalimi i Muham¬medit alejhis-selam drejtuar kufomave të idhujtarëve të varrosur në varrin e përbash¬kët, pas Betejës së Bedrit, atëherë kur i është përgjigjur as’habëve se ata aspak nuk dëgjojnë më mirë se ata (të varro¬surit). Pastaj fli¬tet për atë se si do t’u zgjerohet varri atyre që janë të shpëtuar dhe do t’u tregohet vendi në Xhenet, ndërsa e kundërta atyre që kanë pësuar dhe gjëra të tjera, që mund të lexohen në këto hadithe.
Imam Muslimi në Sahihun e vet transmeton nga Zejd bin Thabi¬ti, se ka thënë: “Së bashku me Pejgamberin alejhis-selam ishim në një parcelë, e cila ishte në pronësinë e Beni Nexh-xharit, kur paprit¬mas u shqetësua mushka në të cilën kishte hipur dhe për pak sa nuk e hodhi poshtë. Kur, aty i vërejtëm disa varre (gjashtë, ose pesë, ose katër) e Pejgamberi alejhis-selam pyeti: “Cili prej jush i njeh këta që janë varrosur këtu?” Njëri nga të pranishmit tha: “Unë.” Pejgamberi alejhis-selam pyeti: “Kur kanë vdekur?” “Para Islamit”, – tha (njeriu). “Njerëzit vërtet ndëshkohen në varre. Sikur ju të mos va-rroseshit, do ta lusja All-llahun xhel-le shanuhu që t’jua mundë-sojë t’i dëgjoni vuajtjet e varrit siç i dëgjoj unë.” Pastaj u kthye nga ne e tha: “Kërkoni nga All-llahu mbrojtje prej zjarrit.” Ne të gjithë zëshëm e lutëm All-llahun që të na mbrojë nga zjarri. Pastaj tha: “Kërkoni mbrojtje nga vuajtjet e varrit.” Atëherë ne kërkuam mbrojtje nga vuajtjet e varrit. Pastaj tha: “Kërkoni nga All-llahu mbroj¬tje prej të gjitha ngatërresave – të hapta dhe të fshehta.” Ne atëherë kërkuam mbrojtje nga të gjitha llojet e ngatërresave – të hapta dhe të fshehta. Pastaj tha: “Kërkoni mbrojtje nga All-llahu prej sprovimit të Dexhalit.” Atëherë ne kërkuam mbrojtje nga Dexhali dhe sprovimi i tij.”
Buhariu, Muslimi dhe të tjerë transmetojnë nga Ibni Abbasi radijAll-llahu anhu, se ka thënë: “Pejgamberi alejhis-selam duke ka-lu¬ar pranë dy varresh ka thënë: “Ata janë duke u ndëshkuar, e dënimi u ka arritur për shkak të gjërave të imëta.” Pastaj ka thënë: “Njëri prej tyre përçonte lajme të rrejshme, me të cilat i fuste të tjerët në ngatërresë, e i dyti nuk merrte tahret (pastrim) pas kryerjes së ne¬vojës të vogël.”
Buhariu e Muslimi transmetojnë nga Abdull-llah bin Umeri radijAll-llahu anhu, se Pejgamberi alejhis-selam ka thënë: “Kur dikush prej jush vdes, vendi i vet i tregohet për çdo mëngjes dhe mbrëm¬je. Nëse është nga banorët e Xhenetit, i tregohet vendi në Xhenet, e nëse është nga banorët e Xhehenemit, i tregohet vendi në Xhehenem. Dhe i thuhet: “Ky është vendi që të pret pas Ditës së Gjykimit.”
Për sa i përket mënyrës së ndëshkimit në varr ose kënaqësisë në të dhe mënyrës së kthimit të shpirtit në trupin e mejjitit (të vde¬kurit), lidhur me këtë çështje nuk është e lejuar t’i shtohet asgjë asaj që është transmetuar në hadithet sahih. Komentuesi i Tahaviut thotë: “Hadithet që flasin për vuajtjet ose kënaqësitë e varrit dhe për pyetjet e engjëjve kanë arritur shkallën e tevaturit, prandaj je¬¬mi të obliguar të besojmë në këtë. E dimë se sheriati nuk ka ar¬dhur me asgjë që është në kundërshtim me arsyen, por mund të vi¬jë me diçka që do të mund ta hutonte arsyen, prandaj ne nuk do të shqyr¬tojmë mënyrën e vuajtjeve të varrit, mënyrën e ndëshkimit a pro-vimit, sepse arsyeja nuk është në gjendje të kuptojë këtë, ngase kjo nuk ndodh në këtë botë. Gjithashtu, kthimi i shpirtit në trup nuk është mënyrë e zakonshme në jetën e kësaj bote, por kjo ndodh në mënyrë krejtësisht tjetër, e për ne të panjohur.
Dhe dije se vuajtja e varrit është vuajtje në berzah. Çdokë që ka vdekur e që ka merituar vuajtjen e varrit, ajo do ta arrijë njësoj, u varros ai a jo, e kanë ngrënë bishat apo është djegur, a është bërë hi e është shpërndarë në ajër, a është gozhduar apo është mbytur në det – shpirtin dhe trupin e tij do ta arrijë dënimi njësoj sikur të ketë qenë varrosur. E. për sa i përket haditheve në të cilat transmetohet se i vdekuri do të vendoset ulur, se brinjtë do t’i ndahen nga dhembja dhe ngjashëm me këtë, prej këtu duhet të nxirret mësimi i Pejgamberit alejhis-selam pa shtime a mungime. Prandaj fjalët e tij nuk do të komentohen me çfarë atë që nuk përm¬baj¬në, e as që do të lihen pas dore, saqë të shpërfillet udhëzimi dhe shpje¬gimi i Pejgamberit alejhis-selam.
Ibni Kajjumi thotë: “Seleful ummeti (brezat e parë) dhe të pa¬rët në dituri konsiderojnë se kur njeriu vdes, do të jetë në këna¬qësi ose në vuajtje dhe se kjo pasqyrohet në shpirtin e tij dhe në trupin e tij dhe se shpirti pas ndarjes së tij nga trupi edhe më tej mbetet në kënaqësi a në vuajtje dhe se ai ngandonjëherë bashkohet me trupin, i cili së bashku me të këna-qet ose vuan. E kur të vijë Dita e Gjykimit shpirtrat do t’u kthe-hen trupave të tyre dhe nje¬rëzit do të ngrihen nga varret dhe do të nisen te Zoti i tyre. Rin¬gjall¬ja e trupit është gjë për të cilën janë në pajtueshmëri muslimanët, hebrenjtë dhe të krishte-rët.”

LIBRI Besimi Bazat – Esenca – Negacioni

Muhamed Nuajm Jasin