“PENDIMI dhe kerkimi i faljes se mekateve/ISTIGFARI”‎.

0
298

Ali ibn Ebu Talibi ﺭﺿﻲ ﺍﻟﻠﻪ ﻋﻨﻪ tregon se
I Derguari i Allahut ﷺ ka thene:
❝Me te vertet Zoti yt kenaqet dhe gezohet me robin e Tij kur e degjon duke thene: – rabbi gfirli dhunubi – ❝M’i fal mekatet e mia❞ . Kurse ai e din se askush tjeter pos Meje nuk i fal mekatet❞
﴾Trasmeton Ebu Daudi, Tirmidhi. Sahih﴿
Falënderimi i takon vetëm Allahut Falësit të gjynaheve dhe Pranuesit të pendimit, që dënon ashpër, si dhe Zotëruesit të të mirave. Nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij dhe tek Ai do të kthehen të gjithë. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.
O ju besimtar, frikojuni Allahut dhe dijeni se ka prej njerëzve që i mashtron shpresa e gjatë apo rinia apo pasuria e begatitë, bëjnë mëkate dhe e vonojnë pendimin. Ky lloj i njerëzve nuk e mashtron vetëm se vetveten, nuk e mendon dënimin dhe nuk i frikohet përfundimit të keq dhe në fund caktimi i Allahut e gjen të papërgatitur: ۞ “Nuk pranohet pendimi i atyre që vazhdimisht bëjnë të këqija e, kur u afrohet vdekja, atëherë thonë: “Unë tani me të vërtetë po pendohem”.
[Nisa 18]
Ka prej njerëzve të cilët kur bëjnë mëkat nxitojnë në pendim. Këta janë bërë kujdestar të vetvetes që nxitojnë në larjen e gjynaheve duke kërkuar falje dhe duke vepruar vepra të mira dhe duke i shpresuar xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit.
۞ “Kush punon vepër të keqe ose e ngarkon veten me gjynahe, pastaj kërkon falje prej Allahut, do të gjejë se Allahu është Falës e Mëshirëplotë”.
[Nisa 110]
Allahu ﷻ thotë:
۞ “Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre – e kush i fal gjynahet përveç Allahut? – dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë, pra, për këta do të ketë si shpërblim falje madhështore (të gjynaheve) nga ana e Zotit të tyre dhe kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojnë përherë. Sa shpërblim i bukur është ky për ata që punojnë (vepra të bukura)“.
[Ali Imran 135-136]
Është pyetur Hasan el Basriu, Allahu e mëshiroftë, se a nuk është turp për ndonjërin nga ne që t’i pendohemi Allahut e pastaj t’i kthehemi mëkatit, e pastaj prapë t’i kthehemi pendimit e pastaj mëkatit? U përgjigj: “Kishte pasur dëshirë shejtani që t’ju fiton në këtë mënyrë. Për këtë arsye mos u mërzitni asnjëherë prej istigfarit”.
Image may contain: one or more people, cloud, sky, ring, closeup and outdoor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here