POROSIA E NËNTË: “… dhe mos e ngre prej tyre thuprën (rrahi), që t’i edukosh…”
Në këtë porosi i Dërguari i Allahut (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) ka vënë një metodë pedagogjike për edukimin e fëmijëve, e edukimi i fëmijëve është prej qëllimeve më të larta të ligjit islamik, ngase edukata është titull i moralit fisnik. E Allahu i Lartësuar e ka lavdëruar Lajmëtarin e Tij, Muham¬medin (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem), me Fjalën e Tij:
“E ti vërtetë je në një shkallë madhështore të ahlakut.”(Kalem 68, 4)
Sëkëndejmi, nuk është habi që i Dërguari (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) të interesohet në porosinë e tij dhënë Muadhit për edukimin e fëmijëve me shkop.
Edukata fisnike është më e mirë se prejardhja fisnike. Ka thënë poeti:
Ji bir i kujt të dëshirosh dhe edukatë përfito.
Të mjafton e falënderuara e saj nga prejardhja.
Ahlaku i të Dërguarit (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) është Kur’¬ani, d.m.th. stolisej me edukatat e tij, i jetësonte urdhrat e tij dhe largohej nga ndalesat e tij. Ai ka urdhruar që ta varim thuprën atje ku e shohin anëtarët e shtëpisë dhe thonte: “Vareni thuprën ku e shohin shtëpiarët.” E tëra kjo si frikësim për ta dhe edukim, e Islami e ka miratuar dënimin me goditje për fëmijët si edukim e jo për t’i munduar. Islami i refuzon metodat pedagogjike moderne, të cilat e ndalojnë goditjen – edhe atë që nuk lëndon – që ia kanë humbur prindit kon¬t¬¬rollin mbi fëmijët dhe mësuesit mbi nxënësit, e rezultati i kësaj është emancipimi i familjes dhe i fëmijëve. Gjithashtu, në hadithin e të Dërguarit (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem), ka ardhur: “Urdhëroni fëmijët tuaj me namaz duke qenë ata të bijtë e shtatë viteve dhe rrihini ata për të duke qenë ata të bijtë e të dhjetave, dhe ndajini ata në shtretër.” Kuptimi i rrahjes është goditja që nuk lëndon, nuk gërvish e as plagos, porse qëllimi është frikësimi që ta ndiejnë fajin. Edhe gruaja e padëgjueshme dhe kryelartë, e cila dë¬shi¬ron rrënimin e strukturës dhe mirëkuptimit të familjes, tilla këshillohet së pari e më pastaj izolohet në shtrat, e pas¬taj, po që se nuk i bën dobi këshilla e as leçitja, rrihet me goditje që nuk e lëndojnë, nuk e gërvishin, e as plagosin, që ta ndiejë gabimin e saj edhe kaq, kurse goditja vjen në shprehje atëherë kur të gjitha aspektet edukative të tjera nuk bëjnë punë. Kjo që t’i bësh të kuptojnë dhe që secili prej tyre ta ndiejë fajin e vet. Kurse, në ndonjë çështje të përgjithshme, i Dërguari i Allahut (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mos i rrihni robe¬reshat e Allahut!” Këto janë çastet e përdorjes së shkopit në dorën e burrit për edukim dhe alternativë e fundit që përdoret prej metodave të përmirësimit.
LIBRI Porosi profetike
Abdul Kader El Arnauti (Allahu e mëshiroftë)