SI DALLON MUSLIMANI PREJ SHIAVE?

0
507

QËNDRIMI I EHLU SUNETIT NDAJ RAFIDITËVE

ÇFARË JANË PIKAT E DALLIMIT MES SHI’ITËVE RAFIDITË DHE EHLU SUNETIT?

Nidhamuddin Muhammed el-A’dhami në parathënie të lib-rit “Esh-Shiatu uel-Mut’ah” thotë: “Dallimi mes nesh dhe atyre nuk përqendrohet vetëm në dallimet sekondare të fikhut si çështja e mut’as, jo kurrsesi, por dallimi është në bazë (burim).

Dallimi në akide (besim) përqëndrohet në pikat vijuese:

Rafiditët thonë se Kur’ani është i ndryshuar dhe i man-gët.
– Ne themi se Kur’ani është fjalë e Allahut, i plotë, jo i mangët, nuk i është kanosur e as nuk do t’i nënshtrohet asnjëherë ndërrimit, as mangësimit, as ndryshimit përde-risa të jetë toka e banuar dhe çka ka në të. Sikur që Alla-hu i Lartësuar thotë:

“Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.”

Rafiditët thonë se sahabët e të Dërguarit të Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), me përjashtim të disave, janë larguar nga Islami, janë bërë dezertorë, pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut, devijuan nga e mira, e thyen besën dhe tradhtuan fenë, e sidomos tre kalifët: es-Siddiku, el-Faruku dhe Dhu en-Nurejni. Për këtë, këta të tre janë te rafiditët njerëzit më të humbur dhe që kanë më së shumti kufër e poshtërsi.
– Ne themi se sahabët e të Dërguarit të Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) janë më të mirët e njerëzimit pas pejgamberëve salavatullahi alejhim exhmein, se ata të gjithë janë të drejtë dhe besnikë, nuk synojnë asnjëhe-rë gënjeshtrën ndaj pejgamberit të tyre, janë të saktë e të besueshëm në transmetimet e tyre.

Rafiditët thonë se imamë janë imamët e rafiditëve – të dymbëdhjetit, (ithna-asheritët), të cilët janë të mbrojtur nga gabimet, të cilët e dinë të fshehtën (gajbin) dhe i di-në të gjitha dijet e njohuritë, të cilat u janë paraqitur me-lekëve, të dërguarve dhe pejgamberëve, se ata dinë gjith-çka që ka qenë dhe çka do të jetë, nuk iu fshehet atyre asgjë, ata i dinë të gjitha gjuhët e botës dhe toka në të-rësi është e tyre.
– Ne themi se ata janë njerëz si të gjithë të tjerët, s’ka da-llim mes tyre, prej tyre ka dijetarë, fakihë e kalifë, nuk ia veshim atë që nuk e kanë pasur, apo që nuk e ka-në pretenduar për vete, madje ata i kanë ndaluar këto gjëra dhe janë larguar sa më larg prej tyre.”

LIBRI Disa bindje të Shi’itëve

Abdullah b. Muahammed

Akide, Libra