KËTO JAN RREGULLAT E UDHËTIMIT?

0
183

RREGULLAT E UDHËTIMIT

a) Rregullat para udhëtimit
Muslimani duhet të falë namazin e Istihares, që përbëhet prej dy rekateve, e pas tyre bën dua me duanë e Istihares. Transmetohet prej Xhabirit r.a., i cili ka thënë: “Resulull-llahu salallahu alejhi ve selem na e mësonte Istiharen për çdo çështje, siç na e mësonte ndonjë sure të Kur’anit. Ai thoshte: “Kur (doni të vendosni) për ndonjë çështje me rëndësi, falini dy rekate, veçmas nga farzet (namazet e detyrueshme), e pastaj thoni: ALLAHUME INNI ESTEHIRUKE BI ILMIKE VE ESTEKDIRUKE BI KUDRETIKE VE ESELUKE MIN FADLIKEL-ADHIM FE INNEKE TAKDIRU VE LA EKDIR VE TA’LEMU VE LA A’LEM VE ENTE AL-LAMUL-GUJUB ALLAHUME IN KUNTE TA’LEMU EN-NE HADHEL EMRE HAJRUN LI FI DINI VE MEAASHI VE AKIBETI EMRI FEKDIRHU LI VE JES-SIRHU LI THUM-ME BARIK LI FIHI. VE IN KUNTE TA’LEMU EN-NE HADHEL EMRE SHER-RUN LI FI DINI VE MEASHI VE AAKIBETI EMRI FESRIFHU AN-NI VASRIFNI ANHU VAKDIR LIJELHAJRE HAJTHU KANE THUM-ME-RDINI BIHI. (Allahu im, unë kërkoj të mirën prej Teje me diturinë Tënde, kërkoj të gjykosh me fuqinë Tënde, kërkoj prej mire-sisë Tënde madhështore, se me të vërtetë Ti mundesh e unë nuk mundem, Ti e di e unë nuk e di, se Ti je i Dijshëm për gjërat e fshehta. O Allahu im, nëse kjo çështje është e mirë për mua, për dinin tim, jetën dhe të ardhmen time, ma bë mua atë të mundur, ma lehtëso atë mua dhe bëje të bereqe-tshme për mua, e nëse kjo çështje është e keqe për mua, për dinin tim, jetën dhe të ardhmen time, largoje atë prej meje e më largo mua prej saj. E ma bë të mundur mua të mirën kudo qoftë e pastaj më bë të kënaqur)! E kur të bëjë dua, le ta përmendë çështjen e tij.” (Transmeton Buhariu)
Të pendohet tek Allahu i Lartësuar për çdo mëkat që ka bërë dhe të kërkojë falje për to, sepse njeriu nuk e di seç gjendet pas udhëtimit të tij në përcaktimin e Allahut. Për këtë arsye duhet t’i kthejë ato që i ka bërë me të padrejtë, le t’i paguajë borxhet, le t’ia paguajë shpenzimet atij të cilit duhet t’ia paguajë, le të kërkojë falje prej atij me të cilin ka ndonjë problem a mosmarrëveshje, të shkruajë porosi dhe le ta vërtetojë atë, le t’i lërë familjes së vet të holla për harxhime e të mos marrë nga ushqimi a përgatitja për udhë-tim asgjë përveç asaj që është hallall.
Të udhëtojë vetë i treti ose më tepër, duke u bazuar në hadithin: “Një udhëtar është shejtan, dy udhëtarë janë shejtanë, tre udhëtarë janë udhëtarë.” (Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ebu Davudi)
Le të zgjedhë shokë të mirë për udhëtim. Ngase ata e ndihmojnë në fenë e tij, e përkujtojnë kur harron dhe e mësojnë kur gabon.
Të zgjedhin personin që do t’i udhëheqë gjatë udhëtimit, sipas hadithit të cilin e transmeton Ebu Hurejre r.a. Resulull-llahu salallahu alejhi ve selem. ka thënë: “Kur të jenë tre veta në udhëtim, le t’i udhëheqë njëri prej tyre.” (Transmeton Buhariu) E për udhëheqës le të zgjedhin atë që është më i moralshmi prej tyre, më i shoqërueshmi dhe ai i cili u jep përparësi të tjerëve dhe kërkon pëlqimin e tyre.
Të niset për udhëtim ditën e enjte dhe sa më herët, sipas hadithit të cilin e transmeton Ki’ab bin Maliku r.a., se Pejgamberi salallahu alejhi ve selem doli për në luftën e Tebukut ditën e enjte dhe dëshironte të udhëtonte ditën e enjte. E sipas një transmetimi tjetër: “Rrallë herë Resulull-llahu salallahu alejhi ve selem udhëtonte jashtë ditës së enjte. Pra, kur nisej në udhëtim, nisej ditën e enjte.”
Ndërsa sa i përket nisjes herët në mëngjes kemi hadi-thin: “O Allah, bekoje umetin tim kur e nisin (një punë) herët!” Me fjalën “herët” kemi për qëllim mëngjesin ose fillimin e ditës, e po ashtu është e preferueshme (mustehab) të udhëtohet në muzg. Qëllimi është të udhëtohet në fillim të natës. Thuhet se është mirë që nata të shfrytëzohet e tëra për udhëtim, sipas hadithit: “Udhëtimin fillojeni me muzg, se toka lehtësohet natën.” (Transmeton Ebu Davudi)

Përshëndetja me anëtarët e familjes dhe shoqërinë. Pejgamberi salallahu alejhi ve selem sa herë që nisej në udhëtim i përshë-ndeste shokët e tij duke u thënë: “Allahun jua lë të përkuj-deset për fenë, amanetin dhe kreun e punëve tuaja.” E domethënia e thënies “Allahun ua la të përkujdeset për fenë tuaj”, është: Lus Allahun ta mbrojë fenë tuaj. E qëllimi i fjalëve “amanetin…,” është: Familja dhe ata që i lë pas vetes, malli i tij, të cilin ia dorëzon për ta ruajtur besniku (zëvendësi) i tij dhe ata që kanë të njëjtin trajtim. E dome-thënia e fjalëve “kreu i punës”, është: Punët e tij të për-fundojnë me sukses, sepse çdo gjë e ka përfundimin dhe kthimin në ahiret. Prandaj çdo gjë që lihet mangët në dynja (me anë të lutjes), plotësohet në ahiret me të mira.
LIBRIEtika Islame
Abdul Hamid Es Suhejbani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here