Shuarja e nxehtësisë së fatkeqësisë – 1

0
513

Në emër të Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit

Nga Seid ibn Ali ibn Vehf El-Kahtani deri tek çdo musliman i sprovuar me vdekjen e të dashurve të tij dhe humbjen e loçkës së zemrës së tij. Allahu ua largoftë fatkeqësitë që ju kanë kapluar.
Eselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuh, në vijim:
Allahun e lusim që tua lehtëson brengën tuaj dhe t’iu bashkon juve dhe ata të cilët i keni humbur në Xhenetin Firdeus, i cili është Xheneti më i lartë dhe i mesëm. Dijeni se: “Allahut i takon atë që e ka marë dhe atë që e ka dhënë dhe çdo gjë tek ai është me afat, bëni sabër dhe shpresoni në shpërblimin e Allahut” . Përgëzoni me Atë që ka përgaditur Allahu për robërit e tij të durueshëm besimtarë, për ju tash do t’ju tregojmë diçka e cila do tua qetëson zemrat tuaja, do të shuan nxehtësinë e sprovave të mëdhaja, hap krahërorin tuaj, ua qetëson pikëllimin dhe zemërimin tuaj me fjalët e Zotit tuaj Bujar, të Mëshirshëm e të Butë, i Cili është më i mëshirshëm me robrit e Tij se sa prindi me fëmijën e vet, si dhe me fjalët e Pejgamberit tuaj, shembullin tuaj, të dashurin tuaj Muhamedin-paqa dhe mëshira e Allahu qoftë mbi të:
1- Përshëndetje, mëshirë, udhëzim nga Allahu për durimtarët:
Allahut thotë:” Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: “Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi”! Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.” .
“Përgëzoi durimtarët” që d.m.th.: përgëzoi ata me shpërblim pa llogari, durimtarët janë ata të cilët kanë shpëtuar me përgëzime të mëdhaja, priviligj të gjërë, pastaj Allahu i cilëson me fjalët “…ata të cilët kur i kaplon ndonjë fatkeqësi…” kjo përbledh në vete çdo dhimbja në zemër dhe në trup ose në të dyjat bashkë, siç u cek në ajetet e mëparshme. Prej tyre është vdekja e më të dashurve, fëmijëve, të afërmve si dhe sëmundjet në trupin tënd apo në trupn e atij që e don, “ E ata thonë: Të Allahut jemi” d.m.th. ne jemi pasuri e Allahut, të sistemuar sipas rregullave të Tij, e nuk kemi në dorë nuk posedojmë diçka prej fëmijëve tonë, shpirtrave tonë, pasurisë sonë, prandaj kur na sprovon Allahu, Mëshiruesi i gjithësisë Ai vetëm se ka Sunduar me sundimin e Tij, me pasurinë e Tij, nuk ka diçka për t’ju kundërvuar, bile cilësi e rrobërve të sinqertë ndaj Allahut është që ta din se kjo bela që e kapluar është nga sunduesi i urtë, i cili është më i mëshirshëm me rrobin e vet se sa prindi me fëmijën e vet, kjo e bën që ai të jetë i kënaqur me Allahun, ta falenderon Atë për rregullat që i ka vënduar Ai, sepse kjo është më e mirë për të edhe pse ai nuk e shijon. Prandaj edhe pse ne jemi pasuri e Allahut, përsëri tek Allahu është kthimi ynë, i cili do ta shërblen çdo kënd për punën e tij, kështu që nëse ne bëjmë durim shpërblimin e kemi të garantuar nga Allahu, ndërsa poqëse zemërohemi dhe hidhërohemi, atëherë neve na mbetet vetëm hidhërimi pa shpërblim, prandaj të jesh rob i Allahut dhe ta dish se tek Ai do të kthehesh, kjo është një ndër shkaqet më të forta që të bën të durueshëm, “ata janë” : ata të cilët posedonin cilësitë e sabrit që cekën në “ për ata ka përshëndetje nga Zoti i tyre” që do të thotë lavdatë nga Allahu për ta “mëshirë” të madhe, nga mëshira e tij mbi ta është se ua mndësojë të bëjnë sabër dhe të fitojnë shpërblimin e madh “mu këta janë ata të udhëzuarit” , të cilët e kuptuan hakun, se ata janë të Allahut dhe se tek Ai do të kthehen, si dhe punuan sipas kësaj ku në këtë rast kuptimi është se ata bën sabër për hir të Allahut .
Prijësi i besimtarëve Omeri-Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: Sa të mira që janë këta dy drejtësi dhe kjo premijë (bonus) “për ta ka përshëndejte nga Zoti i tyre dhe mëshirë “ këta të dyjat janë dy drejtësi, e “ata janë të udhëzuarit” : kjo është shpërblim i madh, që kupton diçka që vëndoset në mes dy drejtësive, e cila është tepërsia e cila është në thes, kështu këtyre u është dhënë shpërblim e pastaj u është shtuar edhe më shumë .
2 – Nga shkaqet e lumturisë është të kërkosh ndihmë në sabër, Allahu në Kuran thotë “Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz.” .
3 – Allahu i do durimtarët: Allahu në Kuran thotë “Allahu i do durimtarët” .
4 – Allahu është me durimtarët: Allahu në Kuran thotë: “Me të vërtetë Allahu është me durimtarët”.
5 – Ai që bën durim e meriton Xhenetin: Allahu në Kuran thotë: ”Për shkak se duruan, të tillët shpërblehen me një shkallë të lartë (xhennet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit” .
6 – Durimtarët do të futen në Xhenet pa llogari, atyre nuk do t’ju peshohen dhe vlerësohen veprat mirepo do t’ju jepet shpërblim i madh, shpërblim i pa numëruar, pa masë . Allahu thotë në Kuran:” ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” .
7 – Çdo fatkeqësi është shënuar në “Leuhi mahfudh”, libër në të cilin është shënuar gjithçka prej fillimit të botës e deri në shkatrimin e saj, kjo ka ndodhur para se ti krijon Allahu krijsat, para se ti krijon shpitërat, kjo është një çështje e madhe të cilën nuk mund ta imagjinon mendja e njeriut, tek Ai nënshtrohen mendjet e mençura, mirëpo një gjë e tillë për Allahun është shumë e lehtë. Allahu thotë në Kuran:”Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër- Leuhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për Allahun është lehtë. Ashtu që të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzohi tepër me atë që Ai u ka dhënë, pse Allahu nuk e do asnjë arrogant që u lavdërohet të tjerëve” .
8 – Çdo sprovë e cila të kaplon qoftë ajo shpirtrore, në pasuri, në fëmijë, në të dashurit e tu apo e ngjajshme me këto, të gjitha këto sprova janë me caktimin e Allahut, me dijen e Tij, i ka shkruar ato lapsi i Tij, pastaj ka vepruar dëshira e Tij, e cila vjen si rezulltat i vërtetësisë së Tij, prandaj kur robi beson se fatkeqësia vjen nga Allahu dhe pastaj është i kënaqur me caktimin e Allahut, i nënshtrohet urdhërit të Tij, atëherë e arin shpërblimin e madh, shpërblim të bukur, në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu e udhëzon zemrën e tij, e qetëson atë, kështu që nuk e ka problem kur e godet ndonjë fatkeqësi, gjithashtu Allahu e bën të fortë kur sprovohet, e bën durimtarë dhe me këtë e arin shpërblimin më shpejt, bashkë me të ia depoziton shpërblimet për në ditën e logarisë . Allahu thotë në Kuran: ”Çfarëdo e keqe që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të Allahut, e kush i beson Allahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij; Allahu është i gjithëdijshëm për çdo send” . Alkameh ibn Abdullahu ka thënë: “Kush beson në Allahun, Allahu ia udhëzon atij zemrën” është për qëllim: se njeriun kur e kaplon fatkeqësia, e ai pajtohet me të dhe e din se kjo vjen nga Allahu .
Ska fjalë më të mirë se ajo e Nasirudin ed-Dimeshkit i cili thotë:
I pa meta është Ai i cili i sprovon disa njerëz të cilët i don,
ndërsa sprova për ta është dhuratë,
bëni sabër belasë dhe pajtohuni me të,
sepse kjo është ilaçi i saj.
Nënshtrohuni caktimit të Allahut sepse Allahu vepron çka të don.

Shkëputur nga libri “Shuarja e nxehtësisë së fatkeqësive”

Autor: Seid ibn Alij ibn Vehf El-Kahtani

Përktheu: Nexhat Ceka