O TI BURRË TË DREJTOHEM TY!!

0
170

O ti burrë, të drejtohem vetëm se ty??

Gruaja është me ndjenja të buta dhe në shpirt është e ndjeshme. Posedon aq dashuri sa që nëse u shpërndahet zemrave të burrave do t’ju mjaftonte. Krijesë të cilën Allahu e krijoi të bukur dhe të ëmbël dhe të dashur, të cilën e krijoi vetëm se për ty. Po, paramendoje këtë, Allahu gruan nuk e krijoi vetëm se për ty, o biri i Ademit. Ka raste kur gruaja kalon nëpër periudha të dobësisë dhe ndryshon me ndryshimin e kohës dhe vendit. Ka mundësi të ndikohet nga ajo që e godet nga pikëllimi, mërzia apo mallëngjimi, dhe të hulumton pas kënaqësisë, dhe pas gjoksit në të cilin do të ngushëllohet. Kthehet në të majtë, e në të djathtë, dhe nuk e gjen askënd përveç teje, o ti burrë. Ajo nga ti donë që ta ringjallsh, dhe t’i japish fuqi që të vazhdon të dhuron dhe të shkëlqen.

Nganjëherë nga ajo rrjedhin lot … dhe mjeri ti nëse ato lot i pret me qeshje dhe me tallje. Mjerë për ty nëse thua se ato lot të saj janë lot krokodili. Mjerë për ty dhe mjerë për ty, të pretendosh se është mashtrim apo trillim. Ato lot janë lot të sinqerta .. me to del dhembja e saj, me to del dashuria e saj dhe me to del fisnikëria e saj. Mjerë për ty të bien ato lot nga syri i saj … e ti të mos lëvizsh, mjerë për ty dhe mjerë për ty.

Mos luaj me ndjenjat e saj, apo të pakësosh nga dhembjet e saj, apo të largohesh nga pikëllimi i syve të saj, të cilat pushojnë kur ty të shikojnë. Mjerë për ty ta lash me lotët e saj e ti të mos të qash me të, qoftë ajo me puthje, apo me përqafim, apo me fjalë që ia kthejnë asaj rehatinë. Bëje që ajo të shtrihet mbi kraharorin tënd, deri sa t’i mjafton, dhe deri sa të buzëqesh, dhe deri sa të ndjehet si femër.

Mjerë për ty nëse ajo e shtrin dorën e saj ta prek gjoksin tënd dhe ty nuk të gjen. Në këtë rast dhe vetëm se këtu bëhu njeriu më i mirë këtu bëhu burri më i mrekullueshëm.

Mjerë për ty nëse këtu nuk i gjen ndjenjat e tua.

Mjerë për ty nëse këtu nuk i gjen të shtrira duart e tua.

Mjerë për ty nëse nuk të gjen ty në këtë rast.

Mjer për ty nëse ajo i rikujton lotët e saj dhe të qeshurin tënd, dhembjen e saj dhe kryelartësinë tënde dhe dobësinë e saj dhe talljen tënde.

Mjerë për ty nëse ajo nuk të konsideron asgjë. Ti sa do të përpiqesh pas kësaj, ti je asgjë. A dëshiron të jesh në jetën e gruas asgjë?!

Mjerë për ty të veprosh kështu dhe të shkon burrëria jote.

O ti burrë, kjo krijesë nuk ka askënd pas Allahut, përveç teje.

Të lutem, të lutem.. mos e nënçmo. Ajo është gruaja jote.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here