Shtëpia e Oficerëve Serb në vend të Burmali Xhamia

0
270

                                                                                                                                                             (u40u)shtepia_e_oficerve_950576601

Projekti për ndërtimin e Shtëpisë së Oficerëve do të nis së ndërtuari, dhe se janë bërë të gjitha përgatitjet nga ana e një kompanie greke, e cila ka fituar tokën për të ndërtuar këtë objekt bashkërisht me një hotel luksoz.

Objektet do të ngriten në lokalitetin pranë themeleve kur dikur ka qenë një nga xhamitë qendrore të Shkupit “Burmali Xhamia”, për të cilën ishte ngritur zhurmë muajve dhe viteve të kaluara nga nisma qytetare fetare, por edhe nga institucioni qendror fetar, por tani gjithçka po kalon në heshtje.

Sot Lëvizja Qytetare ZGJOHU! reagoi ashpër kundër fillimit të punimeve për ndërtimin e hotelit dhe rindërtimin e ish shtëpisë së oficerëve Serb në sheshin e Shkupit mbi themelet e Xhamisë Burmali.

ZGJOHU! konsideron që këto përpjekjet të njëpasnjëshme të Qeverisë së Maqedonisë po krijojnë përshtypjen e proekteve të paramenduara për të nxitur reagime etnike, për të thelluar ndasitë midis komuniteteve fetare dhe etnike vetëm e vetëm për të arritur përfitime politike dhe zgjedhore.

“Kjo politikë me vizion afatshkurtër po dëmton rëndë të ardhmën e Maqedonisë, mirëbesimin midis komuniteteve etnike, tolerancën fetare si dhe marrëdhëniet ndëretnike. Solidarizimi i mediave maqedonase, shoqërisë civile maqedonase, intelektualëve maqedonas si dhe botës akademike maqedonase me këtë Serbofili është për çdo keqardhje dhe ka marrë përmasa alarmuese. Mungesa e guximit për ta sfiduar këtë shpërlarje masive të trurit nuk guxon të shpien drejt mbylljes së syve ndaj këtyre politikave dështuese dhe izoluese si dhe kërkimit të fajtorit tek shqiptarët, Ambasadori Amerikan, Bashkimi Evropian”, thekson ZGJOHU!. Shtëpia e Oficerëve Serb është pjesë e projektit “Shkupi 2014”, por që si investitor ka një kompani të huaj private, e cila do të ndërtoj hotelin luksoz. Me ndërtimin e kësaj shtëpie synohet që Shkupit të rikthehet pamja dhe elementi serb nga koha e mbretërisë dhe pushtimit serb të Shkupit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here