Shtatë shkaqe përse i rrahim fëmijët

0
169

Shtatë shkaqe përse i rrahim fëmijët

Xhasim Elmutava

Shtatë janë shkaqet, se përse përdorim dhunën dhe dajakun me fëmijët tanë:

1 – Jemi të nxituar dhe të rrëmbyer. Shpeshherë, ne duam t`i ndryshojmë gjërat menjëherë, hiqemi sikur nuk kemi kohë për të biseduar dhe dialoguar. Prandaj i biem shkurt, duke e shfryrë mërzinë nëpërmjet rrahjes dhe dhunës ndaj fëmijëve.

2 – Kështu jemi edukuar. Pra, edukatën e dajakut e kemi trashëguar nga një brez tek tjetri. Prandaj, ashtu siç jemi rrahur nga prindërit, i rrahim dhe fëmijët tanë.

3 – Duke i rrahur fëmijët, prindërve u duket sikur fitojnë autoritet. Në fakt, ajo që fitojnë ata nuk është autoriteti, por frika e fëmijëve.

4 – Banesa e vogël. Sipas studimeve është parë, se në banesat e ngushta dhuna ndaj fëmijëve është më e madhe se në banesat e mëdha dhe të gjera. Një shtëpi dhe banesë e gjerë, ndihmon në qetësinë familjare.

5 – Presionet e jetës moderne. Në përgjithësi edukuesit janë të angazhuar me gjëra të rëndësishme dhe të parëndësishme. Për këtë, edukimi i fëmijëve e ka humbur rëndësinë e vet.

6 – Rënia e nivelit arsimor, rritja e analfabetizmit, përhapja e dhunës dhe rrahjes si forma edukimi.

7 – Nuk jemi edukuar, që t`i kontrollojmë emocionet tona. Shpeshherë ne i rrahim fëmijët, sepse jemi të zemëruar me dikë tjetër. Kështu ne bëjmë dy gjëra negative njëkohësisht, çka e shkatërron procesin edukativ.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here