Shtate hurma

0
356

Kuptimi shpirteror (ezoterik) i shtate hurmave

Sa i perket kuptimit shpirteror (ezoterik) te shtate hurmave te permendura ne hadith, ky numer eshte rezultat i percaktimit te Zotit (kader) para se te krijoheshin krijesat e All-llahut. Numri shtate eshte vendosur me Sheriat. Ne te vertete gjithcka e krijuar eshte e shtatefishte. All-llahu i madherishem ka krijuar shtate Xhennete me shtate perfaqesues; dy toka ne shtate forma; e ka perfunduar krijimin e njeriut si qenie ne shtate periudha (atvar); ka dhene urdher qe besimtaret e tij duhet te bejne shtate here tavaf ne Qabe; shtate here ta kalojne largesine ndermjet dy kodrave; shtate here me nga shtate gure ta gjuajne shejtanin ne Mina dhe i thurin lavde Zotit nga shtate here ne secilin bajram (‘id). I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene se femijet duhet ta kryejne namazin kur ta arrijne moshen shtate vjec.82 Ne rast te prishjes se kurores, i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka saktesuar se femija mund te zgjedhe ndermjet nenes dhe babes pasi i kete mbushur shtate vjet.83 Ne hadithin tjeter ai ka gjykuar se babai i femijes eshte me i pershtatshem i plotesoje nevojat e femijes, ndersa ne rastin tjeter specifik ia ka dhene kete te drejte nenes. Gjate kohes se semundjes se tij te fundit, i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., kishte kerkuar nga ashabet qe ia derdhin shtate calike uje mbi koken e tij.84 All-llahu i gjithefuqishem e kishte urdheruar eren e fuqishme qe ta sulmonte pa meshire popullin e pafe te Adit shtate net pa nderprere, si denim. Keshtu, ajo e arriti kulmin e saj duke i shkaterruar ata. I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka lutur All-llahun e gjithefuqishem qe i ndihmoje per ia derguar popullit Shpalljen me shtate bekime, ashtu sic i jane dhene Jusufit.85 Pastaj erdhi krahasimi i All-llahut ne Kur’an, sipas te ciles All-llahu do ta shumefishoje shperblimin e bamiresise shtate here. Ai thote:
Shembulli i pasurise se atyre qe e japin ne rrugen e All-llahut, eshte si i nje kokrre qe i mbin shtate kallinj, ne secilin kalli njeqind kokrra. All-llahu ia shumefishon (shperblimin) atij qe deshiron, All-llahu eshte bujar i madh, i di qellimet. (El Bekare, 261)
Gjithashtu, gjate kohes se te Derguarit te All-llahut – Jusufit (Qetesia qofte mbi te!), mbreti i Egjiptit kishte pare enderr shtate kallinj gruri dhe me shpjegimin e Jusufit, qe ishte i burgosur, egjiptianet kane mbjelle shtate vjet. I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., kishte paralajmeruar qe me pare se shtatedhjete mije pasues te tij do te hyjne ne Xhennet pa dhene llogari. Me tej, nuk ka asnje dyshim se numri shtate ka kuptim te rendesishem shpirteror, te cilin nuk e kane numrat e tjere. Po kete rendesi te numrit shtate e kane gjithashtu edhe namazet nafile naten: shafa dhe viter.
Shqyrtime po kaq te degjuara lidhur me numrin shtate ka edhe ne filozofine greke dhe ne veprimet mjekesore. Hipokrati ne studimet e tij ka nenvizuar se gjithcka ne kete univers ka shtate anet e veta (septilateral). Ekzistojne shtate planete ne sistemin tone diellor, shtate periudha ne jeten e njeriut, sic jane: periudha e mekimit (ne gji), femijeria, rinia, adoleshenca, mosha e mesme, pleqeria dhe rraskapitja, me te cilen mbyllet jeta ne kete bote. All-llahu e di me se miri kuptimin e vertete, qellimin, urdhrin dhe mencurine qe ka caktuar ne krijimin e numrit shtate, dhe drejtimi i permendur e shpjegon plotesisht kuptimin qe kane shtate hurma te qytetit Medine, raportet e tyre reciproke dhe mbrojtjen e tyre nga magjepsja dhe helmimi, sic eshte permendur ne shpjegimin e te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s. Pervec kesaj, po ai ilac dhe mendim eshte dhene edhe nga Hipokrati dhe Galeni, nder mjeket me te famshem, por me siguri kete zbulim do ta lejonin dhe do ta pershkruanin te gjithe mjeket e botes, sikur mendimet e tyre te mbeshteteshin ne krijimin e rasteve dhe kuptimit te vrojtimit. Nga ana tjeter, fjalet e bekuara te te Derguarit te All-llahut, s.a.v.s., jane thene nga dituria, besimi dhe argumentimi dhe jane shpallur nepermjet frymezimit te All-llahut, prandaj ato do te duhej te ishin me te vlershme per nga profesioni, dituria, lejimi dhe autoriteti. Megjithate, mbi baze te sherimit te helmeve te ftohta, ekzistojne disa veprime te pergjithshme me te pranueshme qe jane perdorur ne trajtimin e tyre dhe ne raste te tjera te vecanta, ekzistojne substanca te tjera kunderhelmuese qe ndodhen ne shume bime, ne gur gjysme te cmueshem dhe ne mineralet: oniks, granit, kristal ose bruz. All-llahu di me se miri dhe ne te gjitha kohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here