Shoqëria e keqe-pikëllim për dynja e ahiret

0
386

Shoqëria e keqe është sëmundje e cila sjell vetëm të këqija. Shoqëria e keqe është shkatërrim i kësaj bote dhe botës tjetër, ngase zemra mbushet me tymin e zi të njerëzve ziliqarë në të futet brengë pikëllim dhe dobësi, për shkak të miqësisë të keqe, injorimit të detyrave, marrjes me punë të huaja, dhënie pas problemeve të tjerëve…dhe zemra po jetë e preokupuar me të gjitha këto nuk do të ketë vend për të kujtuar Allahun dhe botën tjetër.
Shoqëria e keqe është fatkeqësia më e madhe e njeriut. Në çastin e vdekjes së axhës së Pejgamberit alejhi selam ka pas diç më të dëmshme se shoqëria e tij e keqe të cilët nuk u ndanë prej tij, përderisa nuk e penduan të shqiptojnë vetëm një fjalë të vetme “shehadetin” për të cilën sikur të shqiptonte, do të meritonte lumturinë e amshueshme.
Shoqëria e keqe në fillim do të duket si një lloj dashurie dhe mbështetje me njëri-tjetrin, por kur e kupton të vërtetën do të shndërrohet në armiqësi, pikëllim, keqardhje, vuajtje mallkim…shokët nga pendimi do të kafshojnë gishtat siç thotë Allahu i Madhërishëm në Kuran: “Ditën kur jobesimtari do t’i kafshojë gishtat e vet duke deklaruar: “Sikur të kisha fat të shkoja rrugës së drejtë pran Pejagamberit, sikur të kisha fat mjerë unë, që filanin dhe fistekun të mos e merrja për mik, ai më largoi nga Kurani, pasi që më ishte shpallur!” … (El-Furkan: 27-29). Po ashtu Allahu thotë në Kuran: “Atë ditë shokët do të jenë armiq të njëri tjetrit përveç El-Muttekunëve (të përkushtuarve në besimin e pastër Islam)” (Ez-Zukhruf: 67).
Zgjedhja e keqe e shoqërisë të shpie në rrugën e shkatërrimit. Dëshprimi dhe brengosja janë prezente për ata që kanë bërë një zgjedhe të tillë.
Shoqëria e keqe përpiqet që ju të bëni gabime dhe ta humbni jetën kot. Ju kurrë nuk do të mësoni dituri të dobishme, përveç rrugëve të shkatërrimit dhe udhëzimit të gabuar. Shoqëria e keqe të joshë në rrugë të keqbërjes, kështuqë duhet të kemi kujdes dhe të rrimë larg rrugëve dhe mjetëve të të keqës. Nëse në një shoqëri mbizotrojnë veprat e këqija dhe për to as pendohen e as nuk kërkojnë falje, mbi antarët e asaj shoqërie do të derdhet dënimi i Allahut, ky dënim nuk bëhet vetëm ndaj një personi por në tërë mjedisin ku bëhet e keqja. Një shoqëri e cila zhytet në mëkate dhe harron të mirat e kësaj bote, dënimi nga Allahu do t’i vijë befas. Shoqërisë mëkatre i ndalohen shumë të mira si:
– Kërkimi i faljes dhe pendimi i engjejve për ta.
– Humbja e mbrojtjes nga Allahu.
-Humbja e fuqisë dhe krenarisë së asaj shoqërie.
-Humbja e sigurisë nga frika dhe trishtimi i asaj dite të tmerrshme, e cila për bamirësit do të jetë shumë e lehtë dhe pa frikë.
-Humbja e dashurisë në mesin e anëtarëve për shkak të mëkateve.
E kundërta e kësaj nëse zgjedhim një shoqëri e cila është e sinqertë do të kemi dobi si në dunja ashtu edhe në ahiret.Virtytet e mira fitohen nga shoqërimi me njerëz të mirë pasi natyra e njeriut është hajdut që vjedh të mirën dhe të keqën. Omer Ibn el-Httabi radijall-llahu anhu thotë: “Mbaju me vllëzërit e sinqertë, do të jetosh në mesin e tyre. Ata një zbukurim gjatë bollëkut dhe furnizi gjatë sprovimit…
Dijetarët kanë përmendur gjashtë cilësi si dobi nga shoqërimi me të mirët:
-ai shoqërim të nxjerr nga dyshimi në bindje
-nga shtirja në sinqeritet
-nga harresa në përmendjen e Allahut
-nga dëshira për dynja në dëshirën për Ahiret
-nga kryelartësia në modesti
-nga mbyllja në këshillim.
Omer ibnul Hatabi ka treguar se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Prej robërve të Allahut ka njerëz të cilët nuk janë as të dërguar as shehidë, ua kanë lakmi edhe të dërguarit edhe shehidët për pozitën që kanë te Allahu i Madhërushëm!” Thanë: “ O i Dërguar i Allahut kush jnë ata?” U përgjigj: “Janë njerëzit të cilët janë dashur në emër të Allahut pa lidhje farefisnore dhe pasuri që japin në mes veti. Pasha Allahun, fytyrat e tyre me të vërtetë janë dritë dhe ata janë në dritë. Nuk frikohen kur njerëzit frikohen dhe nuk mërziten kur njerëzit janë të mërzitur.”
Prandaj, për të gjetur shpëtim duhet të zgjedhim një shoqëri të mirë nga e cila do të kemi dobi edhe në dynja edhe në ahiret, të largohemi nga shoqëria e keqe sa të jetë e mundur të mundohemi t’i urdhërojmë ata në të mirë e nëse kjo nuk arrihet të tërhiqëmi nga ata siç e tërheq qimen nga brumi. Të pendohemi sinqerisht dhe të kërkojmë falje. Ai që pendohet ai ka gjetur ilaçin për të shpëtuar vetën. Për të arritur këtë robi duhet të besojë sinqerisht Allahun e Madhëruar, të kërkojë vazhdimisht shpëtim nga Ai dhe të trokasë me përulësi në dyert e Tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here