Sipas një hulumtimi të bërë nga shkencëtarët të përkulurit ndaj Zotit, rënia në sexhde që praktikohet gjatë faljes namazit mbron njeriun nga kanceri. Sipas analizës së bërë nga Instituti Kombëtar i Teknologjisë Laserike në Kajro të Egjiptit, sexhdja mbron njeriun nga kanceri. Sipas analizës, sexhdja ndikon shumë pozitivisht tek gratë shtatzëna duke e mbrojtur embrionin e tyre nga deformimet e mundshme.
Krahas kësaj ndihmon edhe ndaj shumë sëmundjeve trupore dhe psikologjik Kryetari i Institutit Kombëtar i Teknologjisë Laserike njëherësh edhe profesor i biologjisë, Muhammed Zijaeddin Hamid pohon se në këtë periudhë trupi i njeriut nga çdo anë është duke u përballuar më rreze elektromagnetike, kështu që absorbon më shumë reze. Ndërsa, sipas profesorit, këtë energji të tepruar padyshim duhet larguar nga trupi. Sipas analizës se shkencëtarit egjiptian energjia elektromagnetike e tubuar në trup largohet gjatë kryerjes së sexhdes. Kontakti i shtatë pjesëve të trupit më tokën, çliron energji nga trupi “Njeriu duke qëndruar në sexhde më pak ngacmohet nga valët elektromagnetike si dhe me kontaktin e ballit me tokën e liron energjinë”, pohon profesor Zijaeddin.
Sipas rezultateve të analizës së bërë, njeriu në pozitën e sexhdes është në kontakt me shtatë pjesët ë trupit me tokën dhe kjo ndikon në rritjen e energjisë së çliruar. Kjo ndikon pozitivisht në eliminimin e lodhjes dhe në sëmundjet e tjera. Sipas profesorit Zijaeddin për të çliruar energjinë në mënyrë sa më të shëndoshë gjatë qëndrimit në sexhde duhet të kthehemi në drejtim të Qabes, nga sipas profesorit “Qabja është qendra e tokës dhe drejtim kah qendra e fytyrës së tokës është pozicioni më ideal për të çliruar energjinë nga trupi”. “Pesë kohët e namazit farz është e mjaftueshme për të larguar energjinë e tepërt nga trupi deklaron” shkencëtari egjiptian duke theksuar se tepricat e formuara gjatë gjumit largohen gjatë faljes së namazit të sabahut duke mundësuar një fillim të mbarë dhe të shëndoshë për një ditë të re. Namazi i drekës, ikindisë dhe akshamit pakësojnë lodhjen dhe stresin ditor duke mundësuar një qetësi psikologjike për njeriun, ndërsa namazi i jacisë largon pjesën tjetër të energjisë së tepërt të marrë gjatë ditës dukë mundësuar një gjumë të shëndoshë për njeriun.