Shikimi në gjelbërim dhe ujë qetëson syrin

0
233

Fjala e gjelbërt përmendet në shumë versete të Kur’anit fisnik, veçanarisht në ato që përshkruajnë gjendjen e banorëve të Xhennetit dhe kënaqësitë që rrethojnë ata.
Rikujtojmë versetet duke medituar:

“Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura”
(Er Rrahman, 76)

“Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër dhe të mëndafshit të trashë”
(El Insan, 21)

“…ata veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë…”
(El Kehf, 31)

Psikologët kanë konstatuar se ndikimi i ngjyrës te njeriu është teper i madh. Janë kryer eksperimente të shumta që bëjnë të qartë se, ngjyra ndikon në reagimin apo vetëpërmbajtjen e njeriut, dhe e bëjnë atë të ndihet i gëzuar apo i trishtuar, të ketë të ftohtë apo të nxehtë, madje ndikon edhe në personalitetin e njeriut dhe në këndvështrimin e tij për jetën.
Muhammedi a.s. ka thënë:
“Shikimi në gjelbërim dhe ujë qetëson syrin”
Sot spitalet dekorojnë ngjyrën e mureve që ndihmon për shërimin e të sëmurëve.
Eksperimentet dhe studimet psikologjike kanë bërë të qartë se: ngjyra e verdhë – gjallëron sistemin nervor; ngjyra e kuqe e mbyllur – qetëson nervat; ngjyra blu e bën njeriun të ndien ftohtë; ngjyra e kuqe e bën njeriun të ndien ngrohtësi.
Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se, ngjyra e vetme që ngjallë gëzimin në shpirtë dhe në mendime, si dhe që ndez te njeriu shkëndijat e gëzimit dhe të dashurisë për jetën, është ngjyra e gjelbër.
Eksperimenti më interesant që argumenton ndikimin e ngjyrës së gjelbër në psikën e njeriut është në Londër në urën “Blak Fajar” që njihej si “ura e vetëvrasjeve”, pasi që pjesa më e madhe e rasteve të vetëvrasjeve ndodhin mbi të. Ndryshuan ngjyrën nga e zeza në atë të gjelbër. si rezultat, numri i vetëvrasjeve ra menjëherë në 1/3.
Pra, kudo përreth nesh shihet urtësia e All-llahut të Gjithëfuqishëm në krijimin e bimëve dhe pemëve me ngjyrë të gjelbër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here