Të nxjerra nga hadithet e Muhamedit salAllahu alejhi ue selam
1- Nëse dëshiron të posedosh një thesar nga thesaret e xhenetit, thuaj:
’’La haule ue la kuvete ila bilah.” (Buhariu)
2- Nëse dëshiron të mbjellësh një palmë në xhenet thuaj: “Subhanallahi ue buhamdihi” (Termidhiu, hadithun sahih)
3- Nëse dëshiron për çdo fjalë të posedosh një pemë në xhenet, thuaj: “Subhanallah uel-hamdu lilah ue la ilahe ilallah vallahu ekber.”
4- Nëse dëshiron që të të falen gjynahet e tua, edhe nëse janë si shkuma e detit, thuaj: “Subhanallahi ue bihamdihi”, 100 herë në ditë. (Buhariu)
5- Nëse dëshiron që Allahu t’i largojë nga ti brengat e tua thuaj 7 herë në mëngjes e në mbrëmje:
“Hasbiallahu la ilahe ila hue alejhi teukeltu ue Hue Rabul Arshil-adhim.” (Transmeton ketë hadith Ibën Sunnnijj hadith nr: 71. Isnadin e këtij hadithi e kanë bërë të vërtetë Shuajbi dhe Abdulkader Arnauti (Zadul-Mead2/476)
6- Nëse dëshiron që Allahu te të bëjë të kënaqur thuaj tri herë:
“Raditu bilahi Rabben ue bil Islami Dinen ue bi Muhamedin nebijjen.” (Termidhiu Ibën Bazi thot se ky është hadith i mirë – hasen)
7- Nëse dëshiron të të shkruhen 10 të mira dhe të fshihen 10 të këqija, thuaj 10 herë:
“Allahume sali ue selim ala Nebijjina Muhamed.”
8- Nëse dëshiron që çdo ditë të fitosh 1000 të mira apo të fshihen 1000 të këqija thuaj 100 herë: ” Subhanallah”.
Muhamedi alejhi selam ka thënë:
1-Ai që këndon ajetul-kursinë (tesbi dovën) pas çdo namazi farëz, nga hyrja në xhenet e ndanë vetëm vdekja.”
2- “Ai që i ruan (i fal) katër rekate para namazit të drekës dhe katër pas saj, Allahu e ka bërë haram (të ndaluar) hyrjen e tij në xhehenem.”
3-“ Ai që thotë 10 herë “La ilahe il Allahu vahdehu la sherike leh lehul mulk ue lehul hamdu ue Hue ala kuli shej’in kadir”, është sikur t’i ketë liruar katër rob nga bijtë e Ismailit.”
4- “Ai që agjëron tri ditë të çdo muaji (hixhri),veç ka agjëruar tërë jetën etj (këto ditë janë e 13e 14 dhe 15 e çdo muaji, të cilat në terminologjinë islame quhen ditë të bardha).”
5- “Ai që fal namazin e sabahut me xhemat, pastaj ulet dhe përkujton Allahun e lartësuar (bën dhikër) derisa të lindë dielli, pastaj fal edhe dy rekate , arrin sevapin sikur të ketë kryer një haxh dhe umre të plotë, të plotë, të plotë.”
6- “Ai që bie salauat mbi mua (Muhamedin salAllahu alejhi ue selem) 10 herë kur të gdhijë dhe kur të ngrysë, do të përfshijë shefaati i Muhamedit sal Allahu alejhi ue selem Ditën e Kiametit.”
7- “Ai që thotë 100 herë kur të gdhijë dhe kur të ngrysë: “Subhanallahil-Adhim ue bihamdi”, Ditën e Kiametit nuk do të vijë me një gjë ma të mirë se sa kjo, përveçqë një person qe ka thanë si ky apo më tepër.” (Muslimi)
8- “Ai që lexon Kul-huallahun 10 herë, i ndërton Allahu i Madhëruar atij një shtëpi në xhenet” (dhe kështu për çdo dhjetë nga një shtëpi: për 10 një, për 20 dy. për 30 tri e kështu me radhë). Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur e dëgjoi këtë hadith nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem tha: “Atëherë ne do të shtojmë sa më shumë ja Resul Allah.” Muhamedi sal Allahu alejhi ue selem tha: “Atëherë Allahu do t’ju shtojë edhe më shumë shpërblimin.”
9- “Ai që agjëron ditën e Arafatit (përveç atyre që janë duke kryer haxhin, që e kanë të ndaluar agjërimin e kësaj dite) Allahu do t’ia falë mëkatet e dy viteve, vitin para saj dhe vitin pas saj.”
10- Ai që një ditë fal vullnetarisht (jashtë farzeve) dymbëdhjetë rekate, Allahu do t’i ndërtojë atij një shtëpi në xhenet.”
Përzgjodhi: Hevzi Kadriu