Shenjat e Natës së Kadrit

0
555

Shenjat e Natës së Kadrit
1. Në mëngjesin e saj, dielli lind ndërsa nuk ka rreze. Ka thënë Pejgamberi [alejhis salatu ves selam]: “????? ???? ????? ???? ????? ?? ???? ??? ????? ??? ??? ????? Në mëngjesin e Natës së Kadrit dielli lind ndërsa nuk ka rreze. Derisa të ngritet duket sikur një lavaman.” Kjo dobësi e rrezeve të diellit është për shkak të zbritjes, ngritjes dhe lëvizjes së melekëve, të cilët me krahët e tyre pengojnë diellin dhe rrezet e tij.
2. Hëna del sikur të jetë një gjysmë sahani. Ebu Hurejre rrëfen: E përkujtonim Natën e Kadrit në prani të të Dërguarit të Allahut [alejhis salatu ves selam] ndërsa ai na tha: “???? ???? ??? ??? ????? ??? ??? ?? ???? Kujt i kujtohet kur lind – del hëna ndërsa është sikur të jetë një gjysmë sahani.” (Muslimi)
3. Nata është normale, as e ftohtë dhe as e nxehtë. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “???? ???? ?? ???? ??? ????? ???? ????? ????? ????? ????? Natë e shndritshme, as e nxehtë dhe as e ftohtë. Ditën e saj dielli lind i kuq i dobët (me rreze të dobëta).” Transmeton Ibn Huzejme ndërsa Albani e vlerëson autentik.
4. Nuk bien yje. Taberaniu transmeton me sened të mirë –hasen, se Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “???? ???? ????? ?? ???? ??? ?????? ?? ???? ???? ???? Ajo është natë e ndritshme, as me vapë dhe as e ftohtë. Në të nuk gjuhen djajtë me yje.”
Shënim: Nuk kushtëzohet që të gjitha shenjat të ndodhin në të njëjtën kohë. Mund të ndodhin vetëm disa.