SHENJAT E MEDHA TE KIJAMETIT

SHENJAT E MEDHA TE KIJAMETIT

Shenjat e medha te Kijametit

Isa alejhi selam

Falenderimi i takon vetem Allahut te Madheruar. Ate e falenderojme dhe vetem nga Ai ndihme dhe falje duhet te kerkojme. Deshmoj se nuk ka Zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhammedi a.s. eshte rob dhe i Derguari i Tij.

Dexhali do dal nga Horasani. Ai nuk do le vend pa hyr pervec Mekkes dhe Menides.
Fatimia r.a. transmeton se Muhammedi alejhi selam ka thene:
” A nuk eshte ai ne detin e shamit ose ne detin e Jemenit? Jo, ai eshte nga ana e lindjes.”
(Muslimi)

-Shkaterrimi i Dexhalit

Imam Ahmedi transmeton nga Xhabir ibn Abdullahi se Muhammedi as ka thene:
“Dexhali ka per te dale ne nje kohe kur feja eshte dobesuar dhe dituria eshte pakesuar. Pastaj zbret Isai alejhi selam dhe e therret perpara se te agoje e do te thote: O njerez! Cfare po ju pengon ti dilni perpara ketij genjeshtari? Ata thone: Ky duhet te jete nje burre i xhindosur. Ato nisen drejte tij dhe shohin Isain a.s.. Therritet ikameti per namaz dhe Isait i thuhet: Prij o shpirt i Allahut! Ai thote: Tju prije ne nemaz imami juaj. Pasi falin namazin e sabahut dalin drejt Dexhalit. Kur e sheh ate, Dexhali genjeshtar tretet ashtu sic tretet kripa ne uje. Isa alejhi selam shkon drejt tij dhe e vret. Pemet dhe guret therrasin: O shpirt i Allahut! Ky eshte jehud…”
(Ahmedi)

– Zbritja e Isait alejhi selam ne toke.

Isa alejhi selam eshte nje burr me trup mesatar, as i gjate e as i shkurter, me kraheror te gjere, me floke te gjata.
Isai alejhi selam do te zbres ne minaren e bardhe ne lindje te Damaskut ne Sham i veshur me dy rrobe te lyer me shugran te kuqe. Duart i ka te vendosura mbi krahet e dy melekve. (Minarja e bardh eshte ndertuar ne 720 te hixhrit me gure te bardhe.)
Isa alejhi selam kerkon Dexhalin dhe e gjen tek porta e Lutit dhe pastaj e vret. Pastaj shkon tek nje grup qe ishin fshehur nga dexhali, ju fshin fytyren dhe ju tregon per graten ne xhennet.
(Muslimi)
Per me teper shikoni ajetin 57-61 te sures Zuhruf dhe ajetin 157-159 te sures Nisa.

-Ne kohen e Isait alejhi selam hapet rendi dhe shfaqet bereqeti.

Neuas ibn Semani transmeton edhe ketoj fjale te derguarit te Allahut qe thote: Isai a.s. ben lutje per shkaterrimin e Jexhuxheve dhe mexhuxheve pastaj Allahu xh.sh leshon shi dhe i mbyt pastaj tokes i thuhet: Mbije frytet e tua dhe riktheje begatine tende. Qumshti ne ate kohe do te jete plot begati, saqe qumshti i nje deveje ka per te mjaftuar per nje turme te madhe njerzish. Qumshti i nje lope ka per ti njoftuar nje fisi te tere njerezish. (Muslimi)
“Ne toke bie siguria saqe luanet e kullotin me devete, tigrat me lopet, ujqerit me delet, femijet luajne me gjarperinjet dhe ata nuk do te shkaktojne asnje dem atyre.” (Ahmedi)

-Qendrimi i Isait alejhi selam ne toke.

Muslimi transmeton nga Abdullai ibn Amri se Isai alejhi selam qendron 7 vjet ne toke e pastaj del fryma nga shami dhe merr shpirtin e besimtarve.

Ndersa Ebu Davudi dhe Ahmedi trasnmetojne: Isai alejhi selam do te qendroj ne toke 40 vjet dhe pas ketyre viteve Isa alejhi selam do i dorzoje shpirtin Allahut te madheruar dhe myslimanet do ia falin namazin e xhenazes.