MOS E INJORO KËTË THIRRJE NGA ALLAHU

0
217

Allahu i Lartësuar ju bënë thirrje robërve të Tij që të pendohen në shumë vende në Kuran, pasi që një ditë mund të jetë vonë për pendim edhe nëse ata pendohen . Allahu i Lartësuar thotë:

“Pendohuni të gjithë tek Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim!” (Nur: 31)

Po ashtu thotë: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse Allahu i fal të gjitha mëkatet, Ai është që shumë fal dhe është mëshirues!” Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuluni Atij para se t’u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë. Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi befas e ju të mos dini. Dhe të mos thotë ndokush: “O i mjeri unë që kam lënë mangët respektimin ndaj Allahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin!” Ose të mos thotë: “Ah, sikur të më kishte udhëzuar Allahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur!” Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe njëherë e të isha bërë prej atyre bamirësve!” Jo, ty të patën ardhur argumentet e Mia, e ti i përgënjeshtrove ato, u bëre kryeneç dhe ishe prej atyre që nuk besuan.” (Ez-Zumer: 53-59).

Mos e humbë thirrjen e Allahut për pendim, një ditë do të kërkosh të pendohesh por thirrja jote për pendim do të injorohet dhe nuk do të pranohet. Atëherë pendohu para se të jetë vonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here