Shenja të kohës së Fundit

0
176

Përcillet nga Abdullah ibn Mesudi r.a. se ka thënë:

“Si do jetë halli juaj, kur fitnja të jetë bërë pjesa e juaja: me të do të plaket i rrituri, me të do të edukohet i vogli dhe për njerëzit kjo do të jetë bërë traditë (sunet). Nëse ndryshon, do të thonë: ka ndryshuar suneti (tradita).

– E kur do të ndodh kjo o babai i Abdurrahmanit?

– Kur të shtohen lexuesit tuaj (të Kuranit etj.), të pakësohen fakihët tuaj (të thelluarit në dije), të shtohen prijësit tuaj, të pakësohen besnikët tuaj dhe dynjaja do të fitohet me punë të Ahiretit.”

Në një transmetim tjetër thuhet:

– “Kur do të ndodh kjo?

– Kur dijetarët tuaj të mos jenë më. Kur të jenë shtuar të paditurit mes jush, të jenë shtuar lexuesit, pakësuar besnikët, dynjaja do të fitohet me punë të Ahiretit dhe njerëzit do të thellohen jo më në dijen e fesë.” (Darimi & El-Hakim)

Hoxhë Justinian Topulli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here