SHBA dhe Irani të gatshme të ndihmojnë qeverinë irakiane

0
546

(u130u)nouri-al-maliki

Amerika dhe Irani kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të mbështetur Irakun në luftën e saj kundër militantëve në Al-Anbar, e banuar nga fiset sunite.

Televizioni Al-Jazeera njoftoi se sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka thënë se vendi i tij me shqetësim po i përcjellë ngjarjet e fundit në Al-Anbar. Ai shfaqi shpresën e tij se ushtria irakiane do të ketë sukses në goditjen ndaj kryengritësve fisnor.

Sekretari i shtetit nuk ka dhënë ndonjë detaj  se në cilin aspekt SHBA është e gatshme të ofrojë ndihmë në Irak,  dhe ai përsëriti se ” kjo është një betejë e Irakut dhe ne do t’i ndihmojmë ata “. Vlen të përmendet se SHBA i dërgoi raketa të ashtuquajtura ” Hell Fire ” ushtrisë irakiane menjëherë pas shpërthimit të përleshjeve.

Ndërkohë, zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Trupave Logjistike në forcat e armatosura, Muhamed Hijazi, është raportuar se Irani ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur Irakun në  “luftën e saj kundër Al-Kaidës”.

I pyetur nëse Iraku kishte kërkuar ndihmë ushtarake nga Irani dhe SHBA , Hijazi u përgjigj: “Unë nuk kam asnjë njohuri në lidhje me këtë çështje, por kur Iraku kërkon ndihmë, me siguri, do të jetë i mirëpritur nga Irani. ” A do të bashkëpunojnë SHBA dhe Irani në ofrim të mbështetjes së përbashkët?”  ” Irani nuk ka marrëdhënie të mira  me SHBA,”  theksoi Hijazi “por kur Iraku kërkon ndihmë  ne do të veprojmë menjëherë.