Sëmundjet e trashëguara të gjakut

0
216

Lavdia i takon Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin për Profetin tonë Muhamed,
pas të cilit nuk ka profet tjetër, për familjen dhe shokët e tij. Asambleja e Akademisë së
Fikhut Islam me qendër në Mekë, që zhvillon aktivitetin e tij nën kujdesin e Organizatës
së Ligës së Botës Islame, në sesionin e saj të shtatëmbëdhjetë të zhvilluar në Mekën e
Nderuar, në periudhën ndërmjet 19-23 Sheval 1428 h. (13-17/12-2003) shqyrtoi temën
“Sëmundjet e trashëguara të gjakut” dhe sa legjitime është detyrimi i për të kryer analizat
mjekësore për ata që dëshirojnë të martohen. Pas dëgjimit të studimeve të paraqitura dhe
diskutimeve nga ana e anëtarëve dhe specialistëve për këtë çështje Asambleja vendosi:
Së pari: Akti i martesës bën pjesë në ato akte ku kriteret dhe pasojat ligjore të saj janë
vendosur nga vetë Ligjvënësi i Madhëruar, ndaj hapja e kësaj dere, duke shtuar diçka mbi
ligjin islam, siç është detyrimi për të kryer analizat mjekësore para martesës dhe lidhja e
zyrtarizimit të këtij akti martesor me këtë kusht, është një veprim që nuk lejohet.
Së dyti: Akademia këshillon qeveritë dhe institucionet islame, që të ndërgjegjësojnë
njerëzit për rëndësinë e kryerjes së kontrolleve mjekësore para martese, që të nxisin
popullatën për ta bërë diçka të tillë, të lehtësojnë procedurat e këtyre kontrolleve, për
njerëzit që dëshirojnë t’i kryejnë ato dhe që t’i realizojnë ato në mënyrë të fshehtë, duke
mos ia treguar rezultatet e këtyre kontrolleve dikujt tjetër përveç atyre që kanë të bëjnë
me to në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Burimi: http://www.themwl.com/Bodies/Researches/default.aspx?d=1&rid=99&l=AR

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here