Sekretet në begatitë që u jepën jobesimtarëve

0
196

Shumë ka njerëz në botë të cilët, edhe pse nuk kanë besim në Allahun, shijojnë një jetë të gjatë, gëzojnë bekime të panumërta, posedojnë tokë pjellore dhe rrisin fëmijë të shëndosh. Këta njerëz, në vend që të përpiqën që të fitojnë kënaqësinë e Allahut, kanë degjeneruar për arsye të këtyre bekimeve dhe mbesin larg nga Allahu.

Këta njerëz, të cilët kanë humbur në gjatësi të mëdha në drejtimin e një jete të pabindur ndaj Allahut të tyre dhe të cilët kanë kryer shumë e më shumë mëkate për çdo ditë, duke konsideruar se çka ata posedojnë si të mira për vetvete. Mirëpo, Kur’ani e tërheq vemendjen tonë te një sekret tjetër dhe qëllimi hyjnor prapa këtyre bekimeve dhe kohës së dhënë:

Po ty të mos duket e mirë pasuria e tyre dhe fëmijët e tyre. All-llahu deshi t’i mundojë me të në këtë botë dhe t’u dalë shpirti duke qenë mohues. (Tawba: 85)
Të mosmendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë Ne atyre të jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata i pret dënim nënçmues. (Ali ‘Imran: 178)

Andaj, ti (Muhammed) lëri ata edhe një kohë në atë mashtrimin e tyre. A mos mendojnë ata se me atë që jemi duke u dhënë atyre nga pasuria dhe fëmijët, Ne nxitojmë t’u ofrojmë atyre të mirat? Jo, kurrsesi, por ata nuk janë kah e kuptojnë. (Mu’minun: 54-56)

Siç u shpjegua në këto ajete, çka këta njerëz posedojnë faktikisht nuk është mirë për ta. Koha e dhënë atyre është vetëm që tu shtohen mëkatet e tyre.

Kur afati i tyre mbaron, as pasuria e tyre, as fëmijet, as pozita e tyre nuk mund t’i mbrojnë ata nga denimi i vështirë. Në të vërtet, Allahu e ka lidh situatën e gjeneratës së kaluar të cilët jetuan në pasuri dhe begati të furnizimit, që takuan një dënim të vështirë si vijon :

E, sa e sa gjenerata kemi shkatërruar para tyre e që ishin më të pajisur dhe më të dukshëm. (Merjem: 74)

Ajeti vijues shpjegon arsyen pse këtyre njerëzve u është dhënë kohë shtesë:
Thuaj: “Atij që është në humbje (në mosbesim), le t’ia vazhdojë atij i Gjithfuqishmi për një kohë, e kur do ta shohin atë që po u premtohet: ose dënimin (në këtë jetë) ose kijametin, atëherë do ta kuptojnë se kush do të jetë në pozitë më të keqe dhe më i dobët në përkrahje!”(Merjem: 75)

Allahu është i Drejti dhe Mëshiruesi më i Madh, Ai krijon çdo gjë me urtësi dhe mirësi, dhe çdo njëri është ripaguar plotësisht për atë që ai ka bërë. Duke qënë të vetëdijshëm për këtë, besimtarët vlerësojnë ngjarjet me qëllim që të shohin urtësinë dhe mirësinë që Allahu krijon në çdo ngjarje. Përndryshe, njerëzit do të jetonin një jetë me mashtrime, të larguar nga realiteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here