Sa degë ka imani (besimi)?

0
525

Pyetje: Sa degë ka imani (besimi)?

Përgjigje: Degët e besimit janë shumë: shtatëdhjetë e më tepër. Më e larta është fjala “la ilahe il-lallah”, kurse më e fundit është largimi i pengesave prej rrugës. Edhe turpi është degë e besimit.

Pyetje: Sa janë shtyllat e imanit?

Përgjigje: Shtyllat e imanit janë gjashtë: Besimi në Allah, në melekët (engjëjt) e Tij, në Librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në Ditën e Gjykimit dhe në kader (paracaktimin e gjithçkaje) i mirë apo i keq (qoftë ky për ty).

Pyetje: Cili është argumenti për këtë?

Përgjigje: Fjala e Allahut xh.sh.: “Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, melekët, në Librin dhe të dërguarit…” (Bekare, 177)

Pyetje: Cili është argumenti që Allahu e ka paracaktuar gjithçka, pra se çdo gjë ndodh me kaderin e Allahut?

Përgjigje: Fjala e Allahut: “Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar.” (Kamer, 49)/xhamiambret