RRUGA PËR XHENNET

0
206

Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve. Ndërsa përshëndetjet dhe bekimet qofshin për të dërguarin e All-llahut, familjen, shokët e tij dhe për ata që e pasojnë udhëzimin e tij.

Në vazhdim do t’i përmendim disa hadithe që na ndihmojnë të gjejmë rrugën për xhennet:

“Kush e takon All-llahun pa i bërë Atij shirk, do të hyjë në xhennet.” (Shënon Buhariu).
“Kush e beson All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e falë namazin dhe e agjëron ramazanin, All-llahu ia ka bërë obligim Vetes që këtë njeri ta fusë në xhennet.” (Shënon Buhariu).
“Kush ndërton një xhami duke pasur për qëllim arritjen e kënaqësisë së All-llahut, All-llahu do t’i ndërtojë atij një pallat në xhennet.” (Shënon Buhariu).
“Kush i falë dy namazet e ftohta (sabahun dhe ikindinë), do të hyjë në xhennet.” (Shënon Buhariu).
“Sa herë që dikush shkon në xhami, All-llahu për këtë i përgatit një vend gostie në xhennet.” (Shënon Buhariu).
“Kush ma garanton atë që ka mes dy nofullave dhe atë që ka mes dy këmbëve, unë ia garantoj xhennetin.” (Shënon Buhariu).
“Kushdo që fal dymbëdhjetë reqate (sunnete) gjatë ditës dhe natës, do t’i ndërtohet një shtëpi në xhennet: katër reqate para drekës dhe dy pas saj, dy reqate pas akshamit, dy reqate pas jacisë dhe dy reqate para sabahut.” (Shënon Muslimi).
“Kush ndjek një rrugë për t’u pajisur me dituri, All-llahu me anë të kësaj do t’ia lehtësojë rrugën për në xhennet.” (Shënon Muslimi).
“Kush e thotë (përsëritë) nga zemra atë që e thotë myezini, do të hyjë në xhennet.” (Shënon Ebu Davudi).
“Kush merr abdest si duhet, pastaj falë dy reqate (namaz nafile) me përqendrim dhe kënaqësi në to, xhenneti do t’i patjetërsohet.” (Shënon Ebu Davudi).
“Kush thotë: Jam i kënaqur me All-llahun për Zot, me islamin për fe dhe me Muhammedin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem për pejgamber, xhenneti i bëhet obligim.” (Shënon Ebu Davudi).
“Kush e ka fjalën e fundit (në këtë botë) ‘La ilahe Il-lAllah’, do të hyjë në xhennet.” (Shënon Ebu Davudi).
“Kush thotë: ‘SubhanAll-llahil-Adhim ve bihamdihi’, atij do t’i mbillet një palmë në xhennet.” (Shënon Tirmidhiu).
“Kush vdes duke qenë i pastër nga tri gjëra: Mendjemadhësia, teprimi dhe borxhi, do të hyjë në xhennet.” (Shënon Tirmidhiu).
“Kush i rritë dy vajza, do të hyjë me mua në xhennet.” (Shënon Tirmidhiu).
“Kush e kërkon prej All-llahut xhennetin tri herë, xhenneti thotë: O All-llah, bëje banor të xhennetit.” (Shënon Tirmidhiu).
“Kush viziton një të sëmurë apo një vëlla për hirin e All-llahut, një thirrës do ta thirrë duke i thënë: Paç jetë të mirë (në dynja dhe ahiret), ecja yte qoftë gjithnjë e mirë dhe fitofsh një vend të lartë në xhennet.” (Shënon Tirmidhiu).
“Sinqeriteti shpie në bamirësi, e bamirësia shpie në xhennet.” (Shënon Buhariu).
“All-llahu ka marrë përsipër për atë që lufton në rrugën e Tij dhe që nuk synon asgjë tjetër veç xhihadit dhe ngritjes së fjalës së Tij, që ta fusë në xhennet.” (Shënon Buhariu).
“O ju njerëz! Përhapeni selamin (përshëndetjen) mes jush, ushqeni nevojtarët, faluni natën kur njerëzit janë në gjumë, do të hyni në xhennet me selam (paqe dhe qetësi).” (Shënon Tirmidhiu).
“Mëkatet e bëra prej umres deri te umreja tjetër shlyhen (për shkak të dy umreve), dhe haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveçse xhennetit.” (Shënon Buhariu).
“All-llahu i ka nëntëdhjetë e nëntë emra, njëqind pa një. Ai që i numëron (mëson) këta emra, do të hyjë në xhennnet.” (Shënon Buhariu).
“Kam parë një njeri në xhennet, që ka hyrë për shkak se ka larguar një degë na rruga, e cila u pengonte njerëzve.” (Shënon Muslimi).
“O All-llah, Ti je Zoti im, s’ka të adhuruar tjetër përveç Teje, Ti më krijove mua dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd me të gjitha mundësitë e mia. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar, unë i pohoj begatitë e Tua ndaj meje, i pranoj gjynahet e mia, prandaj më fal, sepse askush nuk m’i fal gjynahet përveç Teje.’ Kush e thotë këtë në mëngjes duke qenë i bindur në të dhe vdes po atë ditë, ai do të jetë prej banorëve të xhennetit. Dhe kush e thotë këtë në mbrëmje duke qenë i bindur në të dhe vdes po atë natë, ai do të jetë prej banorëve të xhennetit.” (Shënon Buhariu).

Shkroi: Selman ibën Jahja El-Maliki

Përktheu nga arabishtja: Fahrudin REXHEPI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here