FAKTORËT QË E SHTOJNË APO MANGËSOJNË IMANIN

0
224

Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve. Ndërsa përshëndetjet dhe bekimet qofshin për të dërguarin e All-llahut, familjen, shokët e tij dhe për ata që e pasojnë udhëzimin e tij.

Ky është një mesazh i shkurtër për sa i përket faktorëve që e shtojnë, respektivisht e mangësojnë imanin. E lus All-llahun që ta bëjë dobiprurës.

Kujdesi i të parëve tanë (selefëve) për shtimin e imanit të tyre

Omeri radijAll-llahu anhu u thoshte shokëve të vet: “Ejani ta shtojmë imanin.”
Ibën Mes’udi radijAll-llahu anhu thoshte: “Uluni, së bashku ta shtojmë imanin.”
Muadhi radijAll-llahu anhu thoshte: “Uluni së bashku, të merremi ca çaste me imanin tonë.”
Faktorët që e shtojnë imanin

Përvetësimii diturisë. All-llahu i Madhërishëm thotë: “All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët.” (Fatir 28).
Leximi i kur’anit me meditim dhe përpjekje për të kuptuar domethëniet e tij. All-llahu i Madhërishëm thotë: “Eshtë e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta.” (El-Isra’ 9).
Njohja e emrave të bukur të All-llahut dhe cilësive të larta të Tij. Adhurimi ndaj All-llahut të Madhërishëm varet nga kjo njohje.
Meditimi rreth biografisë së pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem.
Meditimi rreth biografisë së të parëve tanë (selefëve).
Meditimi rreth karakteristikave të fesë islame.
Meditimi rreth argumenteve të All-llahut në gjithësi.
Përpjekja për ibadet dhe shtimi i veprave të mira, si namazi, zeqati, sadekaja, agjërimi, haxhi, umreja, dhikri, istigfari, duaja, ruajtja e lidhjeve farefisnore etj.
Kujdesi ndaj veprave të zemrës, si frika, nënshtrimi, dashuria, shpresa, përulja, mbështetja ndaj All-llahut etj.
Bamirësia ndaj robërve të All-llahut.
Ftesa në rrugën e All-llahut me urtësi dhe këshillë të mirë.
Urdhri për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, varësisht nga aftësia dhe mundësitë.
Shoqërimi me njerëz të mirë.
Refuzimi i shoqërimit me njerëz të pandershëm dhe të ndyrë.
Kujdesi nga tepria në ushqim, në të folur, në gjumë dhe përzierje me njerëz.
Ulja e shikimit (nga harami).
Të qenët i pavarur nga njerëzit (mosmbështetja në ta).
Sinqeriteti në të folur, duke e pasur parasysh se sinqeriteti shpie në bamirësi.
Shikimi me admirim ndaj atyre që janë më të ngritur në çështjet e fesë, ndërsa në çështjet e kësaj bote, marrja si pikë referimi ata që janë më të ulët.
Faktorët që e mangësojnë imanin

Injoranca.
Pakujdesia.
Refuzimi dhe harresa.
Mëkatimi.
Smira.
Shoqëria e keqe.
Shejtani.
Nefsi, që urdhëron në të keqe.
Dynjaja dhe sprovat e saj.
Shikimi në gjërat që All-llahu i ka ndaluar.
Marrja me përgojim, bartje të fjalëve dhe polemikë me gjëra të pabaza.
Dëgjimi i asaj që e hidhëron All-llahun, si këngët, muzika, fjalët e kota etj.
Tepria në ushqim, pije, gjumë dhe përzierje me njerëz.
Bekimet e All-llahut qofshin me Muhammedin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, me familjen dhe shokët e tij.

Shkroi: Muhammed ibën Ibrahim EL-HAMED

Përktheu nga arabishtja: Fahrudin REXHEPI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here