RRUGA DREJT XHENNETIT

0
507

Pyetja më e madhe e që është ‘cilat jan shkaqet për të hyrë në Xhennet?’
Prej shkaqëve që të fusin në xhennet është ‘përkujdesja e jetimeve’.
Thot i Dërguari a.s: “Une dhe ai që përkujdeset për jetimin jemi kështu sikur këta dy në xhennet’ dhe sinjalizoi duke bërë bashke gishtin e tij tregues me at të mesëm.
“Shtëpia më e mirë e muslimanëve është ajo në të cilën gjindet një jetim i cili trajtohet mirë (duke treguar bamirësi ndaj tij) dhe shtëpia më e keqe është ajo në të cilën gjindet një jetim i cili keqtrajtohet”
Dhe prej veprave që bëhen shkaktarë për të hyrë ne xhennet është ‘bamirësia dhe ndëgjueshmëria ndaj prindërve’. Qëndro vazhdimisht me ata dhe aty është xhenneti. Posaqërisht ndëgjueshmëria ndaj nënës.
Tha: (sahabiu) “Kush e meriton më së shumti përkujdesjen dhe shoqërimin tim të mirë” Tha: ( i Dërguari a.s)” Nëna jote, pastaj nëna jote, pastaj nëna jote, pastaj babai yt” (tri herë e përsëriti nënën e pastaj ceki babain) Kështuqë mirësia ndaj prindërve dhe durimi ndaj vështirësive qe gjen njeriu me ata e posaqërisht kur ata plaken dhe pastaj koha të cilën e harxhon duke qëndruar me ata, duke i kryer nevojat dhe obligimet e tyre dhe duke i mbikqyrur ata dhe duke larguar atë që i pengon ata, të gjithë këto jane prej shkaqëve më të mëdhaja për hyrjen në xhennet dhe për afrimin tek Zoti i botëve.

Prej gjërave përshkak të cilave të fut Allahu i lartesuar në xhennet jane edhe “namazi (dy rekate) i abdestit” ngase i Dërguari a.s hyri në xhennet dhe çdoherë kur hynte, qoftë në gjume (ëndërr) apo zgjuar sikurse në natën e miraxhit dhe shihte, ai ndëgjonte zërin e nallanëve të Bilalit r.a. Dhe e pyeti i Dërguari s.a.v.s Bilalin rreth veprës më me shpresë që ka vepruar në Islam. Bilali r.a:”O i dërguari i Allahut! Nuk di gjë më shume sesa gjithëmonë kur kam marrur abdest kam falur pastaj namaz aq sa ka dashur Allahu që une të falem”. Dhe tha i dërguari sal-Allahu alejhi we sel-lem në një transmetim të saktë:”Kjo është për këtë (dmth. Këtë shpërblim e arrite për shka kësaj vepre)”
Pastaj prej shkaqëve që bëjnë që të ndërtohen pallate në xhennet dhe shtëpi është kur besimtari kujdeset dhe i falë namazet sunnet të rregullta. (12 rekate sunnet në ditë; 2 rekate para namazit të sabahut,+4 para drekes dhe 2 pas drekës + 2 pas namazit të akshamit dhe + 2 rekate pas namazit të jacisë)
Ka thënë i Dërguari a.s:” Kush falë për Allahun brenda një ditë dhe një natë 12 rekate, Allahu i’a ndërton atij një shtëpi në xhennet”
Këto jane disa vepra të cilat ndryshojnë në mënyrjen e kryerjes dhe shpërblimi i të cilave është i shumtë.
Pastaj i thote i Dërguari sal-Allahu alejhi we sel-lem Muadhit r.a:
” O Muadh! A te tregoj ty për dyert e hajrit? Agjërimi është mbrojtës (ruajtës) dhe lëmosha e shuan gabimin (veprën e keqe) dhe namazi i njeriut në pjesën e fundit të natës” pastaj lexoi fjalën e Allahut:
“Pjesët e trupit të tyre ngriten nga shtrati ( për t’u falur); i luten Zotit të tyre duke druajtur dhe shpresuar, dhe japin (lëmoshë) nga ajo që u kemi dhënë Ne.
Askush nuk di se çfarë gëzime të fshehta janë pë ta – shpërblimi për atë që kanë punuar.” (Kur’an,13:16,17)
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Ardian Elezi