Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:” Një njeri kishte shkuar për ta vizituar vëllain e tij(musliman) në një fshat tjetêr dhe Allahu i Lartësuar e kishte dërguar një melaqe te rruga në të cilën kishte shkuar ai dhe pasi që e kishte takuar e kishte pyetur:
Ku po shkon ?
Po shkoj ta takoj vëllain tim në këtë fshat, i ishte përgjigjur ai.
Melaqja i kishte thënë:
A ke ndonjë dobi tjetër prej tij?
Ai i kishte thënë;
Jo, vetëm se e dua për hir të Allahut.
Melaqja i tha:
Unë jam dërguar nga Allahu i Lartësuar te ti që të tregoj se Allahu i Lartësuar të do ty, ashtu siç e do ti këtê vëlla për hir të Allahut.
(Muslimi).