Regjimi sirian sulmon refugjatët në kufirin libanez

0
565

Rreth 40 refugjatë sirianë u plagosën nga regjimi i Asadit, pasi ata kishin lënë Homsin dhe ishin nisur në drejtim të Libanit.

syriaaaaGranatimet erdhën një ditë pasi trupat siriane rimorën qytetin Al-Hosn në afërsi të kufirit, duke shkaktuar një eksod të ri të refugjatëve.

Sipas burimeve mjekësore në Kryqin e Kuq libanez, mbi 40 vetë u plagosën dhe është bërë transferimi i tyre nga territori sirian në qytetin libanez Wadi Khaled.

Që nga orët e hershme të mëngjesit, në kufirin sirian-libanez janë parë  numër i madh i banorëve të Al-Hosnit duke u  përpjekur për të kaluar në Liban për të shpëtuar nga sulmet e ashpra të regjimit.

Granatimet u kryen pasi regjimi sirian u përpoq për të forcuar rrethimin mbi Al- Hosn pasi mori kontrollin e qytetit të Al- Zara në Homs.

Sipas Rrjetit sirian për të Drejtat e Njeriut, lufta civile tre-vjeçare ka lënë të vdekur më shumë se 140,000 njerëz dhe mbi 2.5 milionë sirianë janë regjistruar si refugjatë në vendet fqinje.