Përbërësit:
1 kg kumbulla
800 gr sheqer
100 ml ujë
Përgatitja:
Si fillim lajmë kumbullat dhe iu heqim bërthamat, ndërkohë në një tenxhere hedhim ujin dhe sheqerin. I përziejmë vazhdimisht derisa të tretet sheqeri. Pasi i përziejmë me një lugë druri hedhim sasinë e kumbullave.
Kujdes, këshillohet të zihet në mënyrë të ngadaltë për rreth 45 minuta. Më pas e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Pas këtij procesi e vendosim sërish të ziejë derisa në sipërfaqen e tij të shfaqet shkumë .
Në përfundim e hedhim në një vazo qelqi dhe e mbyllim fort me kapak për të mos patur kontakt me ajrin, pasi prishet.