RASTESIA DHE KRIJIMI

0
220

Nese do ti thonim dikuj se keto jane pjeset qe i permban nje makine dhe se te gjitha keto pjese delikate jane renditur brenda makines vetvetiu, cili prej ne do te besonte nje pretendim te tille?!

Sigurisht se asnjeri normal nuk e pranon nje rastesi te ketille, atehere pse mundohen te na bindin materialistat se vetvetiu eshte krijuar tere kjo Galaktike?!

Thote Allahu teala:” Ne nuk e krijuam qiellin e as tokën dhe çka ka në mes tyre, pa qëlllim (shkel e shko), ai është mendim i atyre që nuk besuan, pra dënimi me zjarr është mjerim për ata që nuk besuan.” Sad, 27.

“A mos vallë, ata janë krijuar nga hiçi apo mos janë ata krijues të vetvetes?! A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën?! Nuk është kështu, por ata nuk janë aspak të bindur. A mos zotërojnë thesaret e Zotit tënd?! Apo mos janë ata sunduesit (e gjithçkaje)?!” Et-Tur, 35-37.

“Ne ju krijuam – e pse nuk e pranoni të vërtetën? A e keni parë farën që e hidhni? A jeni ju që e krijoni atë apo jemi Ne krijuesit e saj? Ne e caktojmë vdekjen tuaj dhe askush nuk mund të na pengojë që t’jua ndryshojmë trajtën dhe t’ju rikrijojmë ashtu si nuk e dini (në Ditën e Ringjalljes). Sigurisht, ju e dini krijimin e parë (prej një pike fare), atëherë përse nuk mendoni?! A shihni atë që mbillni? Vallë, ju e bëni atë që të mbijë apo jemi Ne rritësit e saj? Nëse duam, Ne e lëmë fyçkë dhe ju do të çuditeni (e do të thoni): “Ne jemi të dëmtuar, madje jemi krejt të privuar (nga furnizimi)!” A e shihni ujin që pini? Vallë, ju e zbrisni atë prej reve apo Ne e zbresim? Nëse duam, Ne e bëjmë atë të njelmët, andaj përse nuk jeni mirënjohës?! A e shihni zjarrin që e ndizni? Vallë, ju i keni bërë drutë për të apo Ne i kemi bërë?! Ne e kemi bërë atë përkujtues (të zjarrit të Xhehenemit) dhe, që t’u sjellë dobi nevojtarëve, prandaj lavdëroje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm! Betohem në çastin e perëndimit të yjeve, – e ky është betim i madh, veç sikur ta dinit – se ky është vërtet një Kuran i nderuar.” El-Vakia, 57-77.

Dhashte Allahu te futet lenda fetare neper shkolla e te mesohet e verteta, se ende neper shkollat tona mesohet se natyra eshte krijuesi dhe se cdo gje u krijua vetvetiu.Allahu ata dhe ne na udhezofte!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here