Duke e mare parasysh se koheve te fundit ne mesin e motrave tona muslimane te mbuluara ( besa edhe teologeve te diplomuara apo edhe grave te hoxhallareve ), eshte perhapur ne mase te madhe veshja e pantollonave, e pash te arsyshme te publikoj disa fetva te dijetareve islam ne lidhje me veshjen e pantollonave per grate!
Hoxha Ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë
Pyetja: Cila është dispozita për veshjen e pantallonave, veshje e cila është përhapë shumë në mesin e grave kohëve të fundit?
Përgjigjja: Falënderimi i takon Zotit të botëve, paqja dhe mëshira qoftë mbi të Dërguarin Muhamed alejhi selam dhe mbi gjithë ata të cilët e ndjekin rrugën e Tij deri në ditën e fundit. Para se të përgjigjem në këtë pyetje ua drejtoj këtë këshillë burrave besimtarë që të jenë kujdestar të atyre që i kanë nën dorën e tyre prej familjeve, djemve, vajzave, grave, motrave, etj. Të kenë frikë Allahun në këtë kujdestari, dhe mos të ia lënë litarin drejtues grave për të cilat tha I Dërguari alejhi selam:((Nuk kam parë më të mangëta në mend dhe fe sesa gratë të cilat arrijnë të ua ndryshojnë burrit të vendosur mendimin))1, dhe e shoh të arsyeshme që myslimanët mos të përcjellin këtë modë e cila na vjen prej aty apo atje, dhe nuk përputhet me veshjen Islame e cila veshje është e gjerë dhe e mbulon gruan në tërësi, pra duhet ti largohemi veshjeve të ngushta, të shkurta apo të tejdukshme. Prej këtyre rrobave janë edhe pantallonat të cilat ia tregojnë saktësisht madhësinë e këmbëve të gruas apo trupin e saj në tërësi, andaj ajo femër e cila veshët me pantallona apo me diç që ia vizaton trupin e saj ajo femër bën pjesë ne hadithin e Muhamedit alejhi selam ku thotë: (( Dy lloje të njerëzve nga banorët e xhehenemit akoma nuk i kam parë, një grup njerëz me kamxhikë në dorë sikur të jetë bisht i lopës i rrahin njerëzit dhe grupi tjetër gra të veshura të zhveshura me ecje të lakuar , kokat e tyre janë sikur gungat e devesë, këta gra nuk do të hyjnë në xhenet as që do ta shijojnë erën e tij kurse era e xhenetit ndihet nga kaq e kaq larg))2. Pra këshilla ime për gratë besimtare dhe burrat e tyre është që të kenë frikë Allahut; të kujdesen për veshjen e tyre ashtu që të jetë siç e kërkon Islami dhe mos të harxhojnë kot pasurinë e tyre në rroba të këqija që nuk lejohet të vishen.
Hoxha jonë ata pretendojnë se prej pantallonave ka lloje që janë të gjëra dhe që ta mbulojnë trupin?
Përgjigjja: Edhe nëse janë të gjëra dhe që ta mbulojnë trupin, pantallonat e ndajnë këmbën e gruas nga këmba tjetër dhe kjo gjë konsiderohet lloj zbulimi i trupit, gjithashtu duhet të dimë se një gjë e tillë është edhe përngjarje me veshjen e burrave; sepse pantallonat janë veshje e burrave. [revista Edave nr. 1486/18-8-1415].
Pyetja: Cila është dispozita e veshjes së rrobave të ngushta dhe pantallonave për femra?
Përgjigja: Nuk i takon femrës të veshë ngushtë apo të veshë pantallona, nëse e shohin të huajt që e ka hallall të martohet me ta nuk ka dyshim se ka bërë haram sepse kjo vepër përhap fitne të madhe, në një hadith potencohet se i Dërguari alejhi selam ka thënë: (( dy grupe nga banorët e xhehenemit nuk po i shoh… dhe gra të veshura të zhveshura të cilat ecin duke u lakuar))-deri në fund të hadithit, kanë komentuar disa dijetarë fjalën “të veshura të zhveshura”dhe kanë thënë se është për qëllim gruaja e cila vishet me petka të cilat nuk e mbulojnë siç duhet komplet, sepse vishet ngushtë, shkurt apo hollë, andaj i takon çdo gruaje që ti largohet veshjeve të tilla.
Buhariu dhe Muslimi [almishkat h-19, shiko ((sherhsune))lilbegawi (1/36 h-19)]
2- Muslimi/Newewi (14/109-110,17/189-190).
Thotë hoxha në fetva tjera: “… petkat e ngushta edhe pse në perceptimin e tyre konsiderohen veshje mirëpo në realitet janë zhveshje! Sepse shfaqja e disa pjesëve të trupit nga veshjet e ngushta konsiderohet zhveshje…”.
Gjithashtu thotë:
1- “… veshja e pantallonave, petkave të ngushta i futë gratë në premtimin e Muhamedit alejhi selam që do të jenë ata nga dy grupet e xhehenemit… kurse pantallonat veçohen me atë se janë përngjarje me meshkujt, gjithashtu nuk jemi të sigurt që nesër mund të nxjerrin diç nga lloji i pantallonave që i përngjanë lëkurës 1 së gruas të cilat pantallona janë të ngushta dhe e nxjerrin gruan sikur të jetë e zhveshur”.2
2- “… pantallonat janë të qepura për secilën pjesë të trupit saktë që e zbulon pjesën e trupit saktë dhe kjo gjë konsiderohet zbulim dhe në realitet është zhveshje !…”.
Fetvaja e hoxhës SalihAl-Fauzan
Nuk lejohet femra të vishet me rroba që i përngjanë meshkujve apo që i përngjan mosbesimtareve, gjithashtu nuk i takon të veshë diçka të ngushtë e cila veshje ia zbulon pjesët e trupit dhe bëhet shkak për fitne, pra pantallonat përfshijnë gjitha këto gjëra për atë nuk lejohet të vishen.
Dhe thotë në një vend tjetër: “ Veshjet e ngushta, të cilat i zbulojnë pjesët e trupit dhe e cilësojnë trupin e femrës, fundin dhe pjesët e gjymtyrëve të sajë, nuk bën të vishen. Veshjet e ngushta nuk i takojnë as femrave e as meshkujve, kurse për gratë është më keq sepse fitnen e kanë më të madhe”.
Hoxha Hamid Ibn AbduLLAH el-Alij
Pyetja: Nëse mbi pantallona vishet një këmishë e gjatë e cila arrin deri nën gjunjë a lejohet kjo veshje? Çfarë këshille keni për ata femra që veshin pantallona të ngushta dhe xhinsa e pastaj shkojnë nëpër xhami apo treg duke e mbuluar vetëm kokën dhe duke pretenduar se janë në këtë mënyrë të mbuluara!!?
Përgjigje: Obligimi i gruas është ta përfillë hixhabin (veshjen) e sajë në fjalën e Allahut ku thotë: 33:59. O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë xhilbabet e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues. Kuptohet nga ajeti se Allahu i urdhëron besimtaret në përgjithësi që mbi veshjet e tyre të veshin një çarçaf i cili ua mbulon tërë trupin e saj mbi rrobat e saj.
Thotë Imam Kurtubiu komentuesi i Kuranit, Allahu e mëshiroftë:
[alxhelabijb: është shumësi i xhilbabit.. është një veshje e cila e përfshinë dhe e mbulon gjithë trupin, në Sahihun e Muslimit1 qëndron se: Ummu Atija i tha të Dërguarit alejhi selam: O i Dërguar i Allahut ka prej nesh vajza që nuk kanë xhilbab (lloj çarçafi)? Tha: ((le të veshë xhilbabin e motrës së vet))2
Në fjalor arabisht-arabisht: Alxhilbab është lloj çarçafi që e mbulon trupin në përgjithësi duke e veshë mbi rroba .3
Nga hadithi i Muslimit kuptohet se nuk i lejohet gruas të del nga shtëpia e saj pa xhilbabë.
_______________________
Buhariu dhe Muslimi.
2- ((Alxhamiuliahkamil Kuran)) (14/243)
3- ((alkamuselmuhit)) (1/88)
_______________________
Nga Aishja Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: Kur falte I Dërguari alejhi selam namazin e sabahut dilnin gratë të mbështjellura me lloj çarçafi ,nuk dalloheshin nga terri i natës. Transmeton Ebu Davudi1. Thotë Khatabiu: murut:që ceket në hadith është lloj çarçafi që vishet.
Me këtë që u përmend kuptohet se gruaja duhet të veshë xhilbabin mbi rroba kur del nga shtëpia, dhe nuk i takon asaj të vishet me pantallona sepse bën gjynah, kjo sa i përket pantallonave të gjera! kurse për të ngushtat ekziston dënimi edhe më i ashpër! Sepse ata ia zbulojn trupin dhe pjesët që bëjnë fitne, për këtë do të shijojë dënim të dyfishtë, mosrespektimi i urdhrit të Allahut për veshjen e xhilbabit dhe veshja e ngushtë e saj e cila sjell fitne ne mesin e meshkujve dhe shikimi i tyre në të, pra ajo femër është pjesëmarrëse në çdo shikim që i bëhet asaj me epsh duke fituar gjynah sepse është bërë shkak për përhapjen e amoralitetit të syrit me veshjen e saj. Rregull është se kush thërret për në humbje atij i takon dënimi i tij dhe dënimi i atij që vepron me atë lloj humbje deri në ditën e ringjalljes sikurse siç ceket në hadith2. E Allahu e din më së miri.
__________________
Buhariu dhe Muslimi , shiko ((almishkat)) (598)
2- Ka për qëllim atë që transmetoi Muslimi (16/227/Newewiu) nga hadithi i Alasë ai nga babai i tij nga EbuHurejre((kush thërret për në udhëzim …..dhe kush thërret për në humbje do të ketë gjynah , dhe shiko në ((almishkat)) h-(158)