Në gjuhën arabe, emri Shejtan ka prejardhje nga Shatana. Thuhet se emri Shejtan ka prejardhje nga Shata (në kuptimin letrar “i djegur”) sepse ai është krijuar nga zjarri. Disa dijetarë thonë se te dy kuptimet janë të sakta, edhepse kuptimi i parë është më bindës.Sijbawajh (linguisti i famshëm arab) thotë, “Arabët thonë, “Kështu dhe kështu ka Tashejtan,’ kur ai bënë ndonjë vepër të keqe. Nëse emri Shejtan ka prejardhje nga emri Shata, ata do te thonin Tashajata (ne vend te Tashajtan) ” Se këndejmi del ne pah se emri Shejtan ka prejardhje nga fjala qe ka kuptimin i larguar,i largët. Kjo është arsyeja pse ata qe janë te rebeluar (djallëzuar) quhen “Shejtan”nga mesi i njerëzve dhe xhinëve.
Allau thotë, “Dhe kështu (sikurse edhe ty) çdo pejgamberi i bëmë armiq disa nga njerëzit dhe nga xhinët e djallëzuar, që me fjalë të shkëlqyeshme, në mënyrë të fshehtë, nxit njëritjetrin në mashtrime” (6:12) Transmeton Imam Ahmedi nga Ebu Dherri se i Dërguari i Allahut ka thënë:
“O Ebu Dherr! Kërko mbrojtjen e Allahut nga e keqja e njerëzve dhe xhinëve.”Ebu Dherri thotë e pyeta atë (te Dërguarin), “A ka njerëz shejtanë?” Ai u përgjigj: “Po”.
Transmetohet ne Sahihun e Muslimit nga Ebu Dherri se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Gruaja, gomari dhe qeni i zi e prishin namazin” (nëse kalojnë para atyre të cilët nuk falën me sutra-pengesë).
Ebu Dherri thotë: “I thashë: `Ku është dallimi në mes qenit të zi, qenit të kuq apo të verdhë’, kurse ai tha: “Qeni i zi është shejtan”
Po ashtu Xhabir et Taberi, transmeton se Umer bin Hatabi njëherë ngiste një Berthewn(deve e madhe), e cila filloi te ecte ne mënyre te vrazhde. Umeri vazhdonte ta godiste kafshën, por ajo ecte çuditshëm. Umeri zbriti nga kafsha dhe tha “Pasha Allahun, ti me ke mbartur ne një shejtan. Unë nuk zbrita prej saj, derisa nuk ndjeva diçka te çuditshmene zemrën time”. Sipas zinxhirit te transmetuesve, hadithi është autentik.
Kuptimi i fjalës Rraxhim
Err-Rraxhim do të thotë i përjashtuar nga çdo lloj bamirësie. Allahu thotë: “Ne qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriçues) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve” (67:5)
Allahu thotë: “Vërtet, Ne e kemi zbukuruar qiellin me te afërt me bukurinë e yjeve dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur. Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët. Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm. Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg.” (37:6-10)
Me tej Allahu thotë: “Ne në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje. Dhe atë (qiellin) e kemi ruajtur prej çdo djalli të mallkuar, përveç atij që vjedh (përgjon) çka dëgjohet, po edhe atë e kapë ylli i zjarrtë (e djeg).”
Ekzistojnë ajete te shumta me kuptim te njëjtë. Thuhet se Rraxhim do te thotë person i cili hedh apo bombardon gjërat, sepse shejtani hedh dyshim dhe mendime te këqija ne mendjet dhe zemrat e njerëzve. Kuptimi i pare është me i njohur dhe me shume i pranuar.