Profeti Muhamed aleji selam dhe mali Xhumdan

0
572

Ebu Hurejra percjell se I Dërguari i Allahut (alejhi salatu ues selam) po ecte në rrugët e Mekes dhe kaloi pranë një mali që quhej Xhumdan dhe tha: Ecni, ky është Xhumdani!
Përparuan (ecën para) muferidunët! Ata thanë: Kush janë muferidunët o i Dërguari i Allahut!?
Ai tha: Ata (burra) dhe ato (gra) që e përmendin shumë Allahun.
(Muslimi në sahihun e tij).

Permendja e malit Xhumdan nga Profeti (alejhi selam) nuk ishte pa dobi por kishte nje urtesi te madhe!
Përmendja e Allahut është shtyllë për zemrën ashtu sikurse malet janë shtylla për tokën.
Kjo duket qartë në mënyrën se si Profeti (alejhi selam) ndërthuri mes përmendjes së malit dhe dhikrit.
Malet e ruajnë dhe barazpeshojnë tokën që të mos dridhet apo të lëkundet. E njëjta gjë ndodh me dhikrin sepse me të zemra qetësohet, stabilizohet nga lekundjet e sprovave dhe problemeve.
Gjymtyrët nënshtrohen dhe zemra përulet edhe më shumë para Zotit te Lartesuar.

[Parathenia e librit Amel el Jeuli uel Lejle, ibn Mendeh].